Si e fitoi lirinë Ilir Xhakja - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Bëhet për herë të parë publik vendimi i zbardhur që shpalli të pafajshëm në datën 9 shkurt 2011 Ilir Xhakjan, pasi ishte dënuar më parë më 21 vite burg për vrasje, e në një kohë kur prokuroria kërkonte shtim të ndëshkimit me 24 vite izolim. Në këtë vendim të firmosur nga 3 gjyqtaret, kryetari Neritan Tabaku dhe anëtarë te trupit gjykues Fejzo Hysi dhe Ndue Gjura, konkludohet se nuk provohet që Xhakja të ketë kryer vrasje. Kjo pasi dëshmitarët në vendngjarje të familjareve të viktimës, kanë deklaruar se ekzekutimin e bënë 2 persona të panjohur, pra nuk identifikuan të akuzuarin, edhe pse e kanë fqinj dhe e njohin mirë atë. Një tjetër argument i përdorur është fakti se prova e vetme që lidh Xhakjan me vendin e krimit është gjurma e gishtit e gjetur në një gëzhojë në vendngjarje. Por sipas gjykatës, edhe ajo e pavlefshme, pasi nuk u mor që në fillim në vendngjarje, duke u evidentuar 4 vjet pas vrasjes se Qerim Malokut, nga një ekspertizë e dytë. Ne përshkrimin e dinamikes se ngjarjes i akuzuari pretendon se ndodhej në Gjermani dhe për të vërtetuar këtë fakt ka dëshmuar inspektori i zonës, duke pohuar se ka folur në telefon me të pandehurin. Këto argumente janë përshkruar në vendimin e zbardhur tashmë nga gjyqtari Neritan Tabaku, që është gjetur në dosjen e sekuestruar nga Prokuroria dhe inspektorët e KLD-së, vendim ky që nuk dihet kur është plotësuar dhe përse nuk është dokumentuar në afatin e duhur, për ti lënë kohë Prokurorisë ta apelojë atë. Në fakt, inspektorët që kanë nisur procedimin penal për akuzën "shpërdorim detyre" do të hetojnë jo vetëm përmbajtjen e dosjes, por edhe afatet kur është arsyetuar vendimi. Mos zbardhja e tij pengoi Prokurorinë të apelojë pafajësinë e Ilir Xhakjas i cili endej i lire, deri ditën kur ekzekutoi kryekomisarin Adem Tahiraj.

Made public for the first time revealing decision to acquit on 9 February 2011 Ilir Xhakjan, after he was convicted on 21 years in prison for murder, at a time when the prosecution sought additional penalty of 24 years of isolation. In this decision, signed by 3 judges, President Neritan Tabaku and members of the panel Fejzo Hysi and Ndue explorations in commu, concluded that there is no proof that Jack has committed murder. This is because the witnesses at the scene of the family members of the victim stated that the execution did 2 unknown persons therefore not identified the accused, although neighbors and know it well. Another argument used is that the only evidence linking Xhakjan crime scene fingerprint found on a cartridge at the scene. But according to the court, she also invalid because it was made from the beginning to the scene, was identified 4 years after the murder of Kareem Maloku by a second expert. In describing the dynamics of the event the defendant claims that it was in Germany and to prove this fact has proved area inspector, claiming that he spoke on the phone with the defendant. These arguments are described in the decision by the judge already discolored Neritan Tab...

Free Traffic Exchange