Dëshmia e Ilir Xhakjes, autorit te vrasjes te kryekomisar Adem Tahiraj ka nxjerre ne drite një tjetër piste hetimi. Pas arrestimit Xhakja u ka rrëfyer bluve një version krejt tjetër nga ai i policisë. Mësohet se autori i vrasjes ka deklaruar se e qëlloi shefin e komisariatit te Shijakut pasi u tremb për një kurth të mundshëm. "E mendova si kurth. Kryekomisari dhe inspektori kishin pistoletat në duar. E qëllova nga frika se mos më qëllonte" ka thëne Xhakja. Ndërsa ne versionin zyrtar policia deklaron se Xhakja dhe nipi i tij Ledio Krasnaj kane qene ne dy automjete njeri pas tjetrit kur janë ndaluar nga kryekomisar Tahiraj qe po drejtonte një operacion për kontrollin e armëmbajtjeve pa leje. Serish kontradikte me deklaratën e autorit të ngjarjes i cili pretendon se është lajmëruar nga nipi i tij për te ardhur ne fshatin katund Sukth, ku ishte ndaluar nga policia. Sipas Xhakjes ka qene shoferi i shefit te komisariatit ai qe ka ndaluar nipin e tij dhe fillimisht debati ka nisur me te për te përfunduar ne vrasjen e Tahiraj. Deri tani nga dëshmia e vrasësit dhe versionit te policisë është e përbashkët vetëm ora e ngjarjes 18.00 e ditës se enjte dhe plumbat e derdhur mbi trupin e Tahiraj pese te tille. Kjo është makina me te cilen udhëtonte kryekomisar Adem Tahiraj ditën kur edhe mbeti i vrare ne krye te detyrës. Ndërsa 100 metër me larg këtij vendi janë banesat e Xhakjes dhe Krasnajt ku ata parkuan makinat pas ngjarjes. Ne komunikatën për shtyp policia deklaron se arrestimi i Xhakjes u be i mundur ne orën 2 te mëngjesit te se premtes pas rrethimit nga forcat e policisë. Blutë nuk kane sqaruar nëse 38 vjeçari është vetëdorezuar, gjë te cilën ai e ka dëshmuar pas prangosjes, ku ka pranuar edhe krimin e kryer. Ndërkohë policia është ende ne kërkim te nipit te tij Ledio Krasnaj, qe është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Ilir testimony Xhakjes, author of the murder of Chief Adam Tahiraj has highlighted the another piste investigation. After Jack's arrest has confessed blue 'a version quite different from that of the police. Learned that the author stated that the murder of police station chief shot Shijakut after scare a potential trap. "I thought as a trap. Kryekomisari and the inspector had pistols in their hands. The shot from the fear of being shot, "said Jack. While police official version states that Jack and his nephew Ledio Krasnaj were in two vehicles one after another when they are stopped by Chief Tahiraj who was leading an operation to control illegal weapons possession. Again contradiction with the statement of the author of the story which claims to have been informed by his nephew to come to the village village Sukth, where he was detained by the police. According Xhakjes was commissariat chief driver he had stopped his nephew and debate initially started to be completed in killing Tahiraj. So far the testimony of the killers and the police version is common only at 18.00 that day event Thursday and pumped bullets on the body of such Tahir...