Ne gare për kreun e KQZ-së - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 8

11 persona janë vetëkandiduar për postin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri mbrëmjen e 13 shtatorit qe ishte dhe afati përfundimtar sipas Kodit Zgjedhor. "Vizion Plus" ka mundur të mësojë listën me 11 pretendentet për të zëvendësuar Arben Ristanin. Ata janë: Agron Haxhimali, Anton Lleshaj, Kastriot Frasheri, Kristaq Kume, Lefteri Lleshi, Sokol Hasanaj, Sajmir Vishaj, Sokol Ago, Mysteza Myftari, Muharrem Noka dhe Etleva Paplekaj. Mes emrave bie ne sy ai i anëtares se KLD-se, Lefeteri Lleshi, ish-kryetarit te KQZ-se dhe njohësit të praktikave të Kodit Zgjedhor, Kristaq Kume, si dhe Sajmir Vishajt, kryetar i shoqatës se avokateve penalistë te kryeqytetit. Sipas kodit te ri zgjedhor, partitë politike kane te drejte te propozojnë anëtarët e KQZ-se, por jo kryetarin e këtij institucioni. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht kryetari i KQZ-së zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve. Në këtë rast janë partitë që ende nuk kanë fiksuar emrat për anëtarët e KQZ, duke e mbajtur të bllokuar zgjedhjen e kryetarit pavarësisht emrave të depozituar. Ajo që dihet është se rikompozimi i KQZ duhet të përfundoje brenda muajit shtator. Lista me 11 kandidaturat i kalon Komisionit të Ligjeve për të verifikuar përmbushjen e kritereve ligjore. Në këtë listë nuk mund të përfshihen kandidatët për anëtarë aktualë të KQZ-së. Komisioni përzgjedh dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të anëtarëve, por jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe. Garancia e vetme e opozitës do të jetë e drejta e saj për të përjashtuar dy nga kandidatët e përzgjedhur. Në përfundim të procesit, kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

11 people were vetëkandiduar for the post of chairman of the Central Election Commission until the evening of September 13 was the deadline under the Electoral Code. "Vision Plus" has been able to learn a list of 11 contenders to replace Arben Ristani. They are: Agron Haxhimali, Anton Lleshaj, Kastriot Frasheri, Kristaq Kume, Lefteri Lleshi, Sokol Hasanaj, Sajmir Vishaj, Sokol caro, Mysteza Myftari, Muharrem Noka and Etleva Paplekaj. Among the names showy one member that the HCJ, Lefeteri Lleshi, former President of the CEC and the Electoral Code practices connoisseurs Kristaq Kume, and Sajmir Vishaj, president of the Bar Association of the capital panellists. According to the new election code, political parties have the right to nominate the members of the CEC, but not the head of this institution. The seventh member and also chairman of the CEC elected not later than 10 days after the end of the election procedure of the members. In this case, the parties have not yet fixed the names of the members of the CEC, keeping to block the election of the President despite filing names. What is known is that...

Free Traffic Exchange