Opozita ne pushtet ne 2013-ën? - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Kriza ekonomike qe ka prekur vendin si dhe pritshmerite për ulje te ecurisë se ekonomisë për vitin 2013, janë shkaku kryesor qe qeveria Berisha te mund te humbe zgjedhjet e ardhme. Ndërsa shanset qe Partia Socialiste te vije ne pushtet janë te mëdha. Ky është konkludimi i raportit te radhës se njësisë ekonomike te inteligjencës, me seli ne Londër, qe bën një përshkrim te hollësishëm te situatës politike ne vend. Duke iu referuar këtij raporti, te publikuar ne gusht, evidentohet se zoti Berisha nuk ka me shanse qe te luaje me tezen e zgjedhjeve te parakohshme, kjo pasi Partia Socialiste është me solide, ndërsa bashkëpunimi Berisha-Meta pritet te zgjasë deri ne fund te mandatit, për shkak edhe te pafajësisë qe ky i fundit mori ne gjykate pas akuzave për korrupsion. "Z. Berisha nuk ka me mundësi për te zhvilluar zgjedhje te parakohshme, pasi dobësitë e liderit socialit pas konflikteve ne PS janë tejkaluar dhe partia opozitare duket me unike. PS e ka lënë pas politiken e saj te protestave ne rruge dhe tashme ka një qasje me konstruktive duke u mbështetur ne tezen ekonomike. Ndaj do te ishte e rrezikshme qe te kishte zgjedhje te parakohshme ne këtë stad. Megjithatë, rritja e dobët ekonomik ne 2012 dhe pritshmerite e ulëta ne 2013 pritet te sjellin një rënie te popullaritet te qeverise dhe Partia Socialiste ka shanse te forta për te ardhur ne pushtet, pas dështimit te dy pale zgjedhjeve radhazi," thuhet ne raport. Por kur ndërkombëtaret apelojnë për realizimin e reformave, me qellim marrjen e statusit te vendit kandidat, raporti qe analizon periudhën e verës evidenton se shanset janë te pakta qe ky vendim te merret brenda këtij viti. "Zgjedhjet parlamentare te 2009 si dhe ato lokale ne 2011 treguan se Shqipëria nuk është ende gati te mbaje zgjedhje qe te jene ne përputhje me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, edhe pse ne korrik u arrit një marrëveshje për reformën zgjedhore, e cila nëse zbatohet ofron mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, si dhe gatishmëria qe po tregohet për te hequr imunitetet e zyrtareve te larte, 'Economist Intelligence Unit' mendon se Shqipëria ka shanse te pakta për te marre statusin e vendit kandidat brenda parashikimeve. Qe kjo te ndodhe duhet te zgjidhen mosmarrëveshjet me opozitën," vijon raporti. "Economist Intelligence Unit", është një suplement i specializuar i revistës prestigjioze britanike "The Economist", qe bën analiza ekonomike dhe politike për shume vende te botes. Raportet e saj janë tremujore dhe ne to evidentohen zhvillimet për çdo shtet.