Statusi, Berisha akuzon PS - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Ndërsa fillimi i javës së ardhshme nis me çeljen e sesionit te ri parlamentar, kryeministri Berisha nuk ka hezituar të kërkoje votën e socialisteve për ligjet të cilat kërkojnë 84 vota për miratim. Në mbledhjen e qeverise, shefi i ekzekutivit, tha se ligji për gjykatën e larte por dhe një sërë çështjes se ai i statusit te nëpunësit civil, janë kushte për të marrë statusin e kandidatit. "Çështjet më të rëndësishme të kësaj mbledhje janë një seri ligjesh dhe vendimesh që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve të qeverisë dhe mazhorancës, të obligimeve për statusin e anëtarësimit në BE. Këtu janë dy ligje shumë të rëndësishme, ligji i nëpunësit civil që kërkon 3/5 e votave dhe ai i administratës publike. Të dy ligjet qartësojnë kriteret e rekrutimit në këto shërbime, japin atributet përkatëse punonjësve. Lejojnë dhe duhet të lejojnë meritën" ka thënë Berisha. Por ndërsa kërkoi votën e PS, Berisha nuk ngurroi ta akuzoje atë si bllokuese me qëndrimin aktual për ligjet që janë pjese e reformës në drejtësi, një refren ky që mesa duket do te përsëritet ne vjeshte nga demokratet në rast refuzimi të statusit nga Brukseli. "Ligji për Gjykatën e Lartë është dërguar në Parlament, por është bllokuar nga bllokatori konstant i procesit të integrimit zoti Rama. Sot merr pjesë në internacionalen socialiste por është njësoj si të merrte pjesë në atë komuniste. Ai i vetmi bllokator në atë forum të nderuar", tha kryeministri, ndërsa nënvizoi se bllokimi i tij i fundit ishte në 6 gusht, kur nuk votoi heqjen e imunitetit. Ne fund te fjalës se tij Berisha tha se kritikat për investimet ne hidrocentrale bëhen nga eksponentë te opozitës, ndërsa ka pohuar se qeveria do te investoje ndërtimin e një mauzoleumi te familjes mbretërore, një kërkese kjo e hershme e aleateve te tij legaliste.

While the beginning of next week kicks off with the opening of the new parliamentary session, Prime Minister Berisha has not hesitated to ask Socialists vote for laws that require 84 votes for approval. Government meeting, the chief executive, said that the law on the high court, but also a range of issues than the status of civil servants, are conditions for candidate status. "The most important of this collection are a series of laws and decisions relating to the fulfillment of the obligations of the government and the majority, obligations for EU membership status. Here are two very important laws, the law of civil servants requires 3/5 of votes and that of public administration. Both laws clarify the criteria for recruitment to these services, provide relevant attributes employees. Permit and must allow merit, "he explained. But while the required vote of PS, Berisha did not hesitate to accuse it as blocking current stance on the laws that have been part of judicial reform, a chorus that apparently will be repeated in the autumn by the Democrats in case of rejection of the status of Brussels. "The Supreme Court Law was sent to Parliament, but is blocked by constant bllokatori Rama...

Free Traffic Exchange