Mbetet e rende situata për shkak te zjarreve. Zyrtarisht njoftohen 33 vatra zjarri ne te gjithë Shqipërinë pjesa me e madhe e te cilave janë te qëllimshme. Një prej zonave problematike mbetet Korça. Zjarri i rene ne Parkun Kombëtare te Brozdovecit ne Drenove te Korçës ka marre përmasa te reja duke rrezikuar edhe fshatin turistik te Dardhës. Me shume se 70 ha pisha janë djegur tërësisht, ndërsa flaket po përhapen me shpejtësi. Ne këto momente, një helikopter i shtabit te emergjencave ka mbërrit ne vendngjarje, ne përpjekje për te shuar flaket.
Ne rrezik është edhe fshati Boboshtice. Nga ana tjetër forca te shërbimit pyjore dhe te shtabit te emergjencave po përpiqen te lokalizojnë flaket, por situata duket e vështire. Ndonëse gjate këtyre ditëve ka patur disa vatra zjarri ne qarkun e Korçës, deri tani nuk ka patur asnjë te arrestuar. Një tjetër zjarrvenie e qëllimshme ndodhi ditën e diele ne Tepelene ku si pasoje u dogjën 65 ha kullote dhe 10 ha pyll me lisa duke shkaktuar një dem prej 135 milion lekesh te vjetra. Autori i zjarrvenies, 63 vjeçari Servet Sina është arrestuar orët e para te mëngjesit te se hënës. Shtetasi nga fshati Dhemblan i Tepelenës i vuri zjarrin kodrës ne vendin e quajtur "Ormene" ne malin e Shtepezit, me qellim rigjenerimin e kullotës. Si pasoje e erës se forte zjarri është përhapur ne një sipërfaqe shume te madhe kullote duke përfshire edhe pyllin me lisa ne Malin e Shtepezit. Ne këtë mënyrë shkon ne 11 numri i zjarrvenieve te qëllimshme gjate këtij sezoni veror ne qarkun e Gjirokastrës dhe sipas policisë numri i autoreve te arrestuar shkon ne 14. Ne qarkun e Elbasanit janë evidentuar 7 raste te rënies se zjarrit dhe 7 persona janë arrestuar për zjarrvenie te qëllimshme, ndërsa një tjetër është shpallur ne kërkim. Ne te gjitha rastet nga shtabi i emergjencave është operuar nga toka. Policia e këtij qarku njofton se deri tani nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.
Remains a serious situation due to fires. Officially reported 33 blazes in the entire country most of which are intentional. One of the problematic areas remain Korca. Rene Fire National Park Brozdovecit we Drenove Korca has taken new dimensions by risking tourist village Dardha. With more than 70 ha pine are completely burned, and the flames are spreading rapidly. In these moments, the emergency helicopter arrives at the scene, in the effort to extinguish the flames.
We risk is village Boboshtice. On the other hand forest service forces and emergency staff are trying to locate discarded, but the situation looks difficult. Although during these days there have been several fires in the region of Korca, until now there has been no arrest. Another arson occurred on the Sunday we Tepelene which consequently burned 65 ha pasture and 10 ha forest of trees causing a damage of 135 million lek old. The author of arson, 63-year-old Servet Sina was arrested early hours of Monday morning. Citizen from the village Dhemblan Tepelena set fire to the hill in a place called "Ormene" ...