Skandali i radhës i Imamit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 16

Një skandal me emërimet nga ana e Ministri te Mbrojtjes Arben Imami. Burime brenda këtij dikasteri bëjnë te ditur se Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Ylli Zyla, është emëruar në postin e komandantit te Policisë Ushtarake. Burime nga Shtabi i ushtrisë saktësojnë se vendimi për emërimin e Zylës, është marrë prej disa ditësh, ndërsa prezantimi është bërë ditën e sotme. Ky post mbahej deri me tani nga kolonel Xhevdet Zeneli. Vetëm pak jave me pare, emri i Ylli Zyles, mbahet mend për dorëheqjen nga kreu i SHIU, pas publikimit në media të fakteve, për ekzistencën e një tregtie armësh, ku ai kishte përfshirë deri edhe bashkëshorten. Emërimi i Zyles është bërë me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe përben skandalin e radhës se ministrit qe shënon rekorde shkeljesh dhe aferash. Zyla kishte dhëne dorëheqjen më 5 korrik tek kryeministri Berisha dhe ministri Imami. Pas publikimit te fakteve qe implikonin Ylli Zylen ne trafik armesh, ditët qe pasuan u mësua se SHIU drejtohej pikërisht prej tij, kur akuzohej edhe për përgjimin e opozitës dhe diplomateve te huaj. Komisioni parlamentar i sigurisë ka ngritur një strukture hetimore për dikasterin e drejtuar nga Arben Imami, por ky i fundit e ka penguar shume here këtë hetim, duke shkelur me te dyja këmbët, ligjet dhe kushtetutën. "Vizion Plus" ka publikuar një sere aferash te zotit Imami, qe nga blerja e pajisjeve përgjuese, mënyra e dhënies se gradave, tenderi abuziv i uniformave te ushtrisë, apo dhe listën e objekteve për privatizim pa asnjë transparence. Ne një interviste te fundit, ish-presidenti Alfred Moisiu kërkoi hetim te thelle te asaj qe po ndodh ne Ministrin e Mbrojtjes, duke e quajtur sjelljen e Imamit, një rrezik për shoqërinë.

A scandal with appointments by the Minister of Defense Arben Imami. Sources within the department do know that former Director of Army Intelligence Service Star Zyla, was appointed commander of the Military Police. Sources Army Staff specify that the decision to appoint Zyla, was taken a few days, while the presentation was made today. This post held until now by Colonel Xhevdet Zeneli. Just a few weeks ago, the name of the star Zyla, remembered for resignation of the head of the Military, after publication in the media of the facts, the existence of a trade arms, where he was involved until the wife. Zyla appointment is made ??with the order of Defense Minister Arben Imami and constitutes the next scandal that the minister violations and near record marks. Zyla had resigned on July 5 to Prime Minister Berisha and Imam. Following the publication of facts implicating Star Zyla in weapons trafficking, the days that followed showed that addressed exactly Military him when charged for tapping the opposition and foreign diplomats. The Committee of Public Safety has established a departmental structure for investigation led by Arben Imami, but the latter has hindered many times this investigation, in violation of both legs, laws and constitution. "Vis...