Te tjerë libra te rinj - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Nen titullin "Lufta Ime e Gjate" Shqipëri 1942-1948, vjen per here te pare ne libraritë vendase rrëfimi i ish mjekut te ushtrisë italiane Franko Benanti. I botuar per here te pare ne Itali ne vitet'60, kujtimet i përkasin një prej dëshmitareve te pakte italiane qe kane shkruar per cfare kane pare dhe jetuar ne ato vite te luftës dhe pasluftës antifashiste ne Shqiperi. Benanti, erdhi per here te pare me nje mision te përkohshëm ne 1941-n, per tu bere me pas pjese e kalvarit qe pësoi ushtria e Musolinit.
Ne liber, protagoniste jane personazhe te kohës, qe nga Enver Hoxha, Nako Spiru apo Mehmet Shehu, te cilet Benanti i njohu nga afër, duke servirur kështu te dhëna ndryshe për studiuesit e historisë. Pjese e rrëfimit janë edhe personazhet reale te filmit kult te para viteve '90, "Njeriu me Top", por edhe copëza nga biografia qe Nako Spiru shkroi per diktatorin Hoxha. rkeologjia Prehistorike është e vetmja midis disiplaneve qe jep kroniken e ndryshimeve biologjike dhe kulturore per periudha te gjata kohore. Ne ketë aspekt, specialistet tregojnë se Shqipëria është nje vend i pasur me te dhëna arkeologjike te kësaj natyre. Per kete arsye, Ilir Gjipali ka prezantuar përmes këtij studimi nen titullin "Epoka e Gurit dhe Shqipëria" nje hulumtim disa vjeçar jo vetëm për vendin tone, por edhe me gjere, duke ilustruar shembujt me imazhe te zbulimeve. Me 40 milion kopje te shitura ne te gjithë boten, duke ja kaluar edhe "Harry Potterit", "Pesëdhjete Hijet e Greit" është padyshim libri per te cilin kudo dhe kushdo flet sot. Romani i shkrimtares britanike I.Ell.James vjen tashme edhe ne shqip duke na prezantuar nje rrëfim me nuanca erotike te marrëdhënies mes nje 22 vjeçareje dhe një biznesmeni te ri e te suksesshëm. Ne radhën e librave te rinj vijnë ne shqip edhe kujtimet voluminoze te ish sekretarit amerikan te shtetit Donald Rumsfeld, si dhe "Libri i ZI I Revolucionit Francez", nje përmbledhje shkrimesh e analizash nga specialiste te historisë. Mes autoreve vendas, publikohet kolana me katër libra e Martin Camaj, tre përmbledhje me poezi e lirika si dhe 6 tregime. Ndersa autori Besnik Imeri, sjell "Epiri, Nje Histori Pellazgo-Shqiptare" një esse historike dhe politike.

Under the title "My Struggle League" Albania 1942-1948, coming for the first time in bookstores local story of former Italian army doctor Franco Benanti. Published for the first time in Italy in vitet'60, memories belong to one of the witnesses who have written Italian pacts for what they have seen and lived in those years of war and postwar fascist Albania. Benanti, came for the first time with a temporary mission in 1941-n, in order to become part of the ordeal was behind army suffered Mussolini.
In the book, the characters are protagonists time, from Enver Hoxha, Nako Spiru and Mehmet Shehu, who introduced Benanti closely by data served so differently for scholars of history. Part of the story are real characters of the film's first cult '90s, "Man with Top", but also pieces from Nako Sp...

Free Traffic Exchange