Politikane te larte, diplomate, miq e te afërm i kane dhëne lamtumiren e fundit, ish-kryetarit te Partisë Demokratike te Maqedonisë dhe publicistit te njohur, Arben Xhaferri. Homazhet për Xhaferrin u zhvilluan ne ambientet e Pallatit te Kulturës ne Tetove. Duke folur ne ceremoninë përkujtimore ne nderim te kryetarit te nderit te PDSH-se, lideri i kësaj force politike, Menduh Thaçi theksoi se kujtimi i Arben Xhaferrit do te behet pasuri dhe se jeta e shqiptareve është sot me e pasur, duke kujtuar jetën dhe veprën qe ai la pas.Arben Xhaferri u nda nga jeta pasditen e se mërkurës, ne kliniken neurokirurgjike ne Shkup, pas një hemorragjie cerebrale. Prej një jave ai ndodhej ne gjendje kome. Me tepër se si politikan, Xhaferri gjithmonë është çmuar si një nga intelektualet me te mëdhenj, jo vetëm ne Maqedoni por edhe ne Shqipëri e Kosove. Analizat dhe pikëpamjet e tij për zhvillimet ne shoqërinë shqiptare ne Ballkan, te shprehura ne intervista dhe tekste autoriale, gjithmonë kane ngjallur interes dhe debate ne qarqet intelektuale.
Politicians, diplomats, friends and relatives have a final farewell to former Democratic Party chairman and publicist recognized Macedonia, Arben Xhaferi. Tributes to Xhaferri was held in the Palace of Culture in Tetovo. Speaking at the memorial ceremony in honor of the honorary president of DPA, the leader of this political force, Thaci said that the memory of Arben Xhaferi will be real and that the life of the Albanians is today with the rich, recalling the life and work he left pas.Arben Xhaferri died Wednesday afternoon, neurosurgical clinic in Skopje, after a cerebral haemorrhage. Of a week he was in a coma. With more than as a politician, always Xhaferri precious as one of the greatest intellectuals, not only in Macedonia but also in Albania and Kosovo. His analysis and views on developments in the Albanian society in the Balkans, as expressed in interviews and authorial texts, have always attracted interest and debate in intellectual circles.