Shuhet Arben Xhaferri - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 14

Ndërron jetë ne moshen 64 vjeçe, ish-lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arbën Xhaferri. Ai është ndarë nga jeta rreth orës 16:00 të së mërkurës, në Klinikën e Neurokirurgjisë në Shkup, ku ndodhej I shtruar prej një jave. Kryetari i nderit i PDSH-së, ishte në gjendje kome, si pasojë e një hemoragjie cerebrale që kishte pësuar të mërkurën e kaluar, teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Tetovë. Prej vitit 2007, kur u tërhoq edhe nga veprimtaria politike aktive, Xhaferri vuante nga sëmundja e parkinsonit.
Ngushëllime për ndarjen nga jeta të politikanit shqiptarë kanë mbërritur tek familja dhe miqtë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Homazhet për nderimin e jetës dhe veprës së Arbën Xhaferrit do të zhvillohen të enjten, në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa varrimi në orën 13:30 në varrezat e këtij qyteti. Arbën Xhaferri ka lindur më 24 janar 1948 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje, ndërsa studimet e larta i vijoi në Beograd, në dëgën e Filozofise. Deri në vitin 1990 punoi në Televizionin e Prishtinës si redaktor dhe ishte ndër të parët që u përjashtua nga regjimi i Millosheviçit. Më pas kthehet në vendlindje, kur në vitin 1994 zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, post që e mbajti deri më 2007-ën, për t'ia lënë zëvendësit të tij, Menduh Thaçi. Në cilësinë e kreut të PDSH-së, Xhaferri në vitin 2001 ishte mes nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje të cilën më vonë shpeshherë e ka kontestuar, për shkak të zbatimit të ngadaltë të saj. Më tepër se si politikan, Xhaferri gjithmonë është çmuar si një nga intelektualët më të mëdhenj shqiptarë, jo vetëm në Maqedoni por edhe në Shqipëri e Kosovë. Analizat dhe pikëpmajet e tij për zhvillimet në shoqërinë shqiptare në Ballkan, të shprehura në intervista dhe tekste autoriale, gjithmonë kanë ngjallur debate në qarqet intelektuale.

Dies at age 64 years, former leader of the Democratic Party of Albanians in Macedonia, Arben Xhaferi. He is separated from the life around 16:00 Wednesday, in the Neurosurgery Clinic in Skopje, where I was hospitalized for a week. Honorary chairman of the Democratic Party, was in a coma as a result of a stroke he had suffered last Wednesday, as he was in his home in Tetovo. Since 2007, when he withdrew from active political activity, Xhaferri suffering from Parkinson's disease.
Condolences for the death of Albanian politician arrived to family and friends from all Albanian territories and the diaspora. Tributes to honor the life and work of Arben Xhaferi will be held Thursday at 12:00 at the Palace of Culture in Tetovo, and burial at 13:30 at the city cemetery. Arben Xhaferi was born on January 24, 1948 in Tetovo. Primary and secondary school has carried on his birthday, and the continued studies in Belgrade, the branch of philosophy. Until 1990 he worked in Pristina Television as editor and was among the first to be expelled from the Milosevic regime. Then back home, when i...