Uniformat, thellohet skandali - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Thellohet skandali i Ministrisë se Mbrojtjes, për tenderin e uniformave te ushtrisë. "Vizion Plus" ka zbuluar një tjetër abuzim qe mban firmën e ministrit Imami, qe tenton te përjashtojë nga tenderi firmat shqiptare. Tek dokumenti i tenderit te shtyre për 2 here me radhe deri tani, ne faqen 30, janë shtuar disa kritereve te veçanta te kualifikimit për firmat konkurruese. Por 2 nder to janë vendosur qëllimisht ç'kualifikuese. Tek kapaciteti teknik dhe profesional kërkohet qe firma te ketë përvojë ne furnizime te ngjashme, pra te ketë prodhuar uniforma për vendet e NATO, te paktën ne një vlere 573.5 milion leke ne 3 vitet e fundit te aktivitetit. Por ky kriter është haptazi përjashtues për firmat shqiptare, te cilat e kane patur te pamundur te prodhonin uniforma për një vend anëtar te NATO, e aq me pak për Shqipërinë, e cila ne 3 vitet e fundit edhe pse është anëtare e Aleancës, nuk ka patur uniforme te re. Nder kriteret e veçanta te kualifikimit për firmat qe hyjnë ne tender, është shtuar edhe xhiro mesatare vjetore. Ajo nuk duhet te jete me pak se 300 milion leke, ne bilancet e 2009, 2010 dhe 2011. Por duke mbledhur shumën e xhiros ekonomike për 3 vjet dhe kushtin qe te ketë furnizuar me uniforma një vend te NATO, atëherë firma duhet te ketë një bilanc prej 39 milion lekesh me tepër se shuma e tenderit 7-vjeçar, prej 1.4 miliard lekesh qe ka shpallur Ministria e Mbrojtjes. Këto kritere, qe janë tepër preferenciale, bien ndesh me ligjin për Prokurimin Publik, qe mban datën 20 nëntor 2006, miratuar nga mazhoranca aktuale. Ne nenin 20 te këtij ligji, me titull "Mosdiskriminimi", thuhet se: "autoritetet kontraktore duhet te shmangin çdo kriter, kërkesën apo procedure qe lidhet me kualifikimin e operatoreve ekonomike, qe përbën diskriminim ndaj ose midis furnizuesve, apo kontraktoreve, ose ndaj kategorive te tyre". Duke tejkaluar ligjin për te favorizuar firmën preferenciale, ministri Imami vendosi kritere përjashtuese për gjithë firmat shqiptare. Madje, me kushtet e caktuara nga ministri i Mbrojtjes, firmat shqiptare asnjëherë nuk do të arrijnë të furnizojnë ushtrinë tone me uniforma. Ndërkohë qe Shqipëria ka një industri të zhvilluar konfeksionesh, që qep veshje cilësore të markave të njohura.

Deepening scandal of the Ministry of Defense, for military uniforms tender. "Vision Plus" has revealed another abuse that carries the signature of the Minister Imami, which tend to exclude from the tender Albanian firms. Tender document to extend for 2 consecutive times so far, on page 30, some other specific criteria to qualify for competitive firms. But 2 of them are deliberately set ç'kualifikuese. To technical and professional capacity required the firm to have experience in similar supplies, then to have produced uniforms for the NATO countries, at least in an amount 573.5 million leks in 3 years of activity. But this is manifestly exclusionary criterion for Albanian firms, which have been unable to produce uniforms for a NATO member country, much les...