PS reagon për shërbimin sekret - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Opozita shpreh shqetësimin se shërbimi informativ shtetëror humbi pavarësinë me shkarkimin e ish-drejtorit Bahri Shaqiri dhe emërimin ne këtë post, te një anëtari te kabinetit qeveritar. Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, tha se presidenti i sapozgjedhur, Nishani ia dhuroi SHISH-in, kryeministrit Berisha. "Bujar Nishani vuri njeriun e Gazidedes në krye të SHISH, ai e di mirë pse Saliu do ta ketë në dorë SHISH. Nishani na ktheu pas në kohë. Berisha e shërbëtori i tij nuk pyesin për askënd, nuk këshillohen as me aleatin tonë më të madh, ShBA," u shpreh Felaj. Megjithe akuzat e opozitës pas zëvendësimit te kreut te SHISH, nuk ka patur asnjë reagim nga qeveria, apo presidenca. Por ne emër te mazhorances, Partia Demokratike iu rikthye iniciativës për kufizimin e imunitetit. Baza ligjore për te mbajtur referendumin sipas shumicës, është neni 150 i Kushtetutës qe thotë se Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve, ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. PD shprehet se opozita është e tmerruar nga zëri i qytetarëve për heqjen e imunitetit. "Nervozizmi dhe paniku u rritën shumë pas botimit të pasurive të politikanëve nga ILDKP, nga të cilat dolën në dritë pasuritë përrallore të krijuara gjatë viteve imunitare, kupolë e miliarderëve të Partisë Socialiste. Nga të dhënat e ILDKP-së rezulton se vetëm njërit prej anëtarëve të klubit të miliarderëve dhe konkretisht Fidelit të partisë, i kishin dhuruar ndër të tjera tre apartamente në qendër të Tiranes me vlerë rreth një milion euro apo vetëm nga dividenti i një klubi ku është aksionarë me të tjerë," u shpreh zëdhënësja e PD-se, Silvi Bardhi.

The opposition expressed concern that the state intelligence service lost its independence to discharge the former director Bahri Shaqiri and appointment to the post, to a member of the Cabinet. Socialist Party deputy, Ermonela Felaj, said the president-elect, Nishani donated shish-in, Prime Minister Berisha. "Bujar Nishani Gazidedes man put in charge of the SIS, he knows why Saliu will be on hand to SIS. Nishani turned us back in time. Berisha and his servant did not ask for anyone, not even consult with our greatest ally, the U.S., "said Felaj. Despite opposition charges after replacement of the head of SIS, there has been no response from the government or presidency. But on behalf of the majority, the Democratic Party returned the initiative to limit the immunity. Legal basis to hold a referendum by the majority, is section 150 of the Constitution that says that the Assembly, on proposal of not less than one-fifth of the deputies, or the proposal of the Council of Ministers, may decide that an issue or a bill special importance be presented for referendum. PM said that the opposition is terrified by the voice of citizens to removal of immunity. "The nervousness and panic increased greatly after the publication of assets of...

Free Traffic Exchange