Të gjithë duan Himarën - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Himara ndodhet ne pjesën jugore te bregdetit te Shqipërisë, përgjatë rrugës qe përshkon rivierën nga Vlora deri ne Sarande. Rruga që çon në qytezë është tërësisht malore. Një pjesë e mirë e saj nuk ka asnjë kontakt me detin dhe sa afrohesh në Himarë rishfaqet sërish pamja e blusë së Jonit. Prezantimi i parë është me Himarën e vjetër dhe pas ashpërsisë së relievit, ku nuk mungojnë agrumet dhe ullinjtë, zbret në qendër të saj. Qyteti ofron pamje te mahnitshme natyrore dhe klime mesdhetare. Plazhet kane karakteristike rërën e bardhe dhe te imët, ndërsa gjate gjithë vijës bregdetare ndesh burime te shpeshta te ëmbla. Temperatura e ujit është e ulet, për shkak te përzierjes se ujit te detit me ujera nëntokësore. Qyteti i rrethuar nga dhjetëra plazhe dhe një infrastrukture ne ndërtim e sipër, pret ne muajt e verës fluksin me te madh te turisteve ne Shqipëri. Megjithëse mungojnë resortet e mëdha, janë disa hotele përgjatë bregdetit qe ofrojnë dhoma me çmime nga 30 deri ne 80 euro për nate. Por Himara ruan gjithashtu traditën e turizmit familjar, ku për çdo 2 jave pushime paguan deri ne 40 mije leke për apartament. Veç qytetërimit ne zhvillimin, sidomos ne dekadën e fundit, ne Kështjellën e Himarës, ekzistojnë ende shenja te qëndrimit te banoreve iliro-shqiptare para me shume se 3500 vjetësh. Një tjetër destinacion interesant, për tu eksploruar është Shpella e Pirateve qe ndodhet ne pjesën veriore te zonës. Por ajo mund te vizitohet vetëm nga rrugët detare. Ndërsa ky është plazhi i Llamanit, imazhet e te cilit kane zënë vend ne fotot e javës edhe ne mediat prestigjioze amerikane. Ai është një surprizë shumë e bukur, kësaj radhe jo vetëm e natyrës, por edhe e njeriut. Mos përtoni të ktheheni aty, ndërsa lini pas Himarën. Sipërmarrësit privatë kanë hapur rrugën deri atje, kanë ndërtuar parking, një bar e një restorant shumë të këndshëm, të pastër e ndjellës. Mesjava është krejt e vetmuar për një banjë dielli më intime, ndërsa te shtunën dhe te dielën vështirë se gjen vend. Gjiri i përkryer, po aq sa deti ofron një plazh gjithë sharm për turistët ditorë si dhe muzikë të gëzuar!

Is hosted is located in southern coast of Albania, along the road that traverses the coast from Vlora to Saranda. The road leading to town is entirely mountainous. A good part of its has no contact with the sea and as you approach reappeared in Himara the appearance of blue Ionian Sea. The first presentation is Himara old and after the severity of the contour, where citrus and olives are not missing, it comes down to downtown. The city offers amazing natural scenery and Mediterranean climate. The beaches have white sand characteristic of the fine, while during the whole coastline facing frequent sources of freshwater. The water temperature is low, due to seawater mixing with ground waters. The city is surrounded by dozens of beaches and infrastructure under construction, expected in the summer months the largest influx of tourists in Albania. Although missing the big resorts are ...