Shanset që Shqipëria të fitojë statusin kandidat në vjeshtën e këtij viti nuk janë shuar, por Bashkimi Europian shprehet se gjithçka është në dorën e palës sonë.
I nxitur nga komisioneri për zgjerim Stefan Fyle për ti komunikuar edhe publikut ecurinë e procesit, por jo gjetjet paraprake të progres-raportit, Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi deklaroi se klasa politike nuk duhet të bëjë pushime këtë vit. Më tej përfaqësuesi më i lartë i BE në Tiranë analizoi 12 rekomandimet, nga zbatimi i të cilave do të maten hapat e hedhura nga Shqipëria drejt familjes evropiane. Ambasadori vlerësoi si proces konsensual dhe profesional miratimin e kodit zgjedhor, por shtoi se tashmë duhet parë zbatimi i tij. Gjithashtu apeloi për miratimin e reformës parlamentare. Për çështjen e imunitetit, BE pret miratimin sa më shpejtë të jetë e mundur të ligjit nga palët. Ndërkohë në luftën anti-korrupsion priten rezultate, bazuar në bilancin e ndëshkimeve për zyrtarët. Problematike e pazgjidhur mbetet çështja e pronave dhe respektimi i të drejtave të njeriut.
Chances for Albania to gain EU candidate status in the autumn of this year are not erased, but European Union states that everything is up to our party.
Encouraged by the commissioner for enlargement Stefan Fule for the public to communicate and process performance, but not the preliminary findings of progress report, EU Ambassador to Tirana Ettore Sequi said that the political class should not make the holidays this year. Further, the top of the EU in Tirana analyzed 12 recommendations, the implementation of which will be measured steps taken by Albania towards the European family. The ambassador praised as consensual and professional approval process of the electoral code, but added that should already see its implementation. Also called for the adoption of parliamentary reform. On the issue of immunity, the EU expects approval soon as possible to the law of parties. While anti-corruption fight expected results, based on the balance of the penalties for officials. The unsolved problem remains the issue of property and respect for human rights.