Dëshmon gardisti Artan Hoxha - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

"Ne 21 Janar, Garda e Republikës ka patur informacion se do te sulmohej eskorta e kryeministrit te vendit Sali Berisha." Kjo është bere e ditur ne seancën e radhës ne ngarkim te tre te pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume, nga ish-zv/komandanti i Gardës dhe aktualisht komandanti ne detyre, Artan Hoxha. Zyrtari i Larte i Gardës tha se informacioni u kishte ardhur nga Policia e Shtetit me një shkrese zyrtare. Ne te thuhej se rreth orës 16:00 te datës 21 janar, një grup prej 300-400 personash me precedentë penale do te grumbulloheshin ne hyrje te "Rrugës se Elbasanit" dhe do te sulmonin për te marre parlamentin. Ndërsa persona te tjerë, qe do te udhëtonin me dy makina, njëra me targa te huaja e tjetra me targa shkodre, do te sulmonte eskortën e kryeministrit kur te kthehej ne shtëpi. Për shkak te këtij lajmi, janë shtuar masat e sigurisë rreth Kryeministrisë, Kuvendit dhe shtëpisë se Berishës. Artan Hoxha shtoi se gjate demonstratës ka patur dhune nga protestuesit, ndërsa asnjë person i Gardës nuk ka patur urdhër te qëllojë. "Nëse do te ishte goditur mbi turme, do te ishte shkaktuar një masakër," ka përfunduar ish zv/Komandanti i Gardës, Artan Hoxha. Ndërkohë, ai ka dhënë detaje edhe ne lidhje me takimin mes tij, Ndrea Prendit dhe ish-ministrit te Brendshëm, Lulëzim Basha, brenda ambienteve te Kryeministrisë. Sipas Hoxhës, Prendi i ka kërkuar Bashes te rivendoste kordonin e policisë, i cili ishte larguar duke lënë gardistet nen sulmin e protestuesve.

"We January 21, Guard of the Republic has been no information that would escort attacked the country's premier Sali Berisha." This is made ??clear in the next session in the three defendants charged Ndre Prendi, Sunrise Llupo and margarin Kume, the former -zv/komandanti Guard and currently commander on duty, Artan Hoxha. High Guard officer said the information had come from the State Police with an official letter. It stated that around 16:00 to 21 January, a group of 300-400 people with criminal records will gather at the entrance to the "Route of Elbasan" and will attack to take parliament. While other persons, to be riding in two cars, one with foreign license plates and other plates spoiled, will attack the prime minister's escort when returning home. Due to this news, are adding security measures around the Prime Minister, Parliament and that Berisha's house. Artan Hoxha added that there was violence during demonstrations by protesters, and no person Guard has been ordered not to shoot. "If it would hit the crowd, it would cause a massacre," concluded the former vice / Guard Commander, Artan Hoxha. Meanwhile, he also gave details about the meeting between him, Ndre Prendi and former interior minister, Lulzim Basha, within the premises of the Prime Minister. According to Hoxha, bashes Prendi asked to restore a police cordon, which was removed leaving the Guards under attack protesters.