Mesazhi i fundit i Topit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Pak ore para se te lere zyrën e kryetarit te shtetit te cilën e mbajti për pese vjet me radhe, Bamir Topi ka dhëne mesazhin e tij te fundit si president. Ne deklaratën shpërndare për median, Topi nënvizon se është përpjekur te jete president i gjithë shqiptareve, ndonëse është përballur shpesh me fushata denigruese. "Gjatë mandatit tim jam ndeshur me pritshmëri më të mëdha nga publiku, me kërkesa të shumëllojshme dhe shpesh kundërshtuese, me kritika të drejta e të padrejta, me fushata denigruese apo etiketime të njëanshme. Me ndërgjegje zgjodha të lë mënjanë modelet e konfliktit formal dhe të dëgjoj e trajtoj me të gjithë seriozitetin e duhur të gjitha mendimet, kërkesat dhe kritikat racionale, duke ofruar zgjidhje kushtetuese për gjithçka që përbën interes qytetar, publik e shtetëror". Topi vijon duke thëne se Shqipëria mund te shënonte me shume progres nëse politika do ta përdorte pushtetin e saj të madh në mënyrë konstruktive dhe institucionale. Kreu ne detyre i shtetit uron ndërkohe Presidentin e ri Nishani dhe apelon për te patur dialog e jo konflikt politik. "Shqipëria ka nevojë për stabilitet demokratik, për unitet dhe ikje nga ndasitë politike përjashtuese, për dialog e bashkëpunim, për reforma dhe forcim të institucioneve kushtetuese, për politika të urta, të mira dhe qytetare dhe, në këtë rrugë, ka nevojë për kontributin dhe fjalën e gjithsecilit, për më shumë mirëqenie dhe demokraci cilësore e funksionale. I ndërgjegjshëm për këto nevoja dhe vlera demokratike mbetem, në mbështetje të plotë të rotacionit demokratik, energjive dhe prurjeve të reja në krye të shtetit, në institucione, në parti politike dhe në sistemin politik përfaqësues". Ceremonia e dorëzimit te detyrës presidenciale dhe hyrja e Presidentit te ri Nishani ne zyrën e kreut te shtetit do te zhvillohet nesër.

Few hours to leave office before the President of the State of which he held for five years, Bamir Topi has given his final message as president. In a statement distributed to media, Ball notes that it is trying to be president of all Albanians, although it is often faced with denigrating campaign. "During my tenure I am faced with greater expectations from the public, with diverse requirements and often controversial, with criticism of the unjust law, campaigning or derogatory epithets sided. Consciously chose to put aside formal models of conflict and to hear the handle with all due seriousness all opinions, demands and rational criticism, offering constitutional solution to everything that is interesting civic, public and state ". The ball follows by saying that Albania can mark more progress if the policy would use its great power constructively and institutional. Head of state in office while the new President congratulates Nishani and had appealed to political dialogue rather than conflict. "Albania needs to democratic stability, unity and political cleavages exclusive escape for dialogue and cooperation, reform and strengthening of constitutional institution...