Vizion Plus ka mundur te siguroje padinë e plote qe shkrimtari i madh Ismail Kadare ka depozituar një dite me pare ne Gjykatën e Tiranes, ndaj te vese te ish-diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha. Padia e cila i ka rene për shqyrtim gjyqtarit Bledar Abdullaui ka si objekt "rifitimin e te drejtës se autorit mbi veprën artistike, dorëshkrimin origjinal te veprës", "Dimri i vetmisë se madhe". Shkrimtari i kërkon gjykatës sigurimin e padisë duke urdhëruar inventarizimin dhe sekuestrimin e dorëshkrimit origjinal te veprës te mbajtur ne mënyrë te paligjshme nga Nexhmije Hoxha dhe lënien përkohësisht te tij, ne ruajtje pranë institucioneve te pavarura nga gjykata, deri ne zgjidhjen përfundimtare te çështjes. Ne padinë e dorëzuar ne gjykate shkrimtari sqaron se është autori i veprës, e cila u shkruajt ne vitin 1971 dhe u botua ne vitin 1972. Kadare thekson se kjo vepër është mbajtura ne shtëpinë e tij deri ne vitin 1972 ku gjate një vizite te zonjës Hoxha ne banesën e shkrimtarit, me arsyetimin se shtëpia është e vogël ajo i ka kërkuar që ai ta vendoste dorëshkrimin ne arkivin e partisë për ta ruajtur nga ndonjë dëmtim i mundshëm.
Shkrimtari arsyeton se nuk mund te kundërshtonte kërkesën e se vese se diktatorit pasi ne atë kohe ajo ishte një nga njerëzit me te pushtetshëm ne Shqipëri dhe një fjale e te cilës mjaftonte për te shkatërruar jetën e tij dhe te familjes, ndaj vendosi te dorëzonte veprën ne arkivin e partisë. Shkrimtari sqaron me tej ne padi se vepra iu mor nga sekretarja e Nexhmijes dhe ne asnjë rast ai nuk ia ka falur dorëshkrimin te vese se ish-diktatorit ne kundërshtim nga sa e paditura pretendon. Por pas ndryshimeve rrënjësore ne vitin 1990 duke qene se arkivi shtetëror ka trashëguar gjithë fondin e PPSh-se edhe dorëshkrimi duhet te ishte aty, por nga kërkimet e bere nga vete shkrimtari ka rezultuar e kundërta. Ndërkohë gjate një korrespodence qe Nexhmije Hoxha ka pasur ne vitin 2009 me ish-drejtorin e muzeut Kesem Bicaku i ka thëne atij se nuk mund t'ia vinte ne dispozicion dorëshkrimin i cili sipas saj i ishte falur nga vete shkrimtari. Kadare pretendon se ne vitin 2012 e veja e diktatorit i ka dorëzuar një kopje te dorëshkrimit arkivit te shtetit e cila sipas tij është shume e dëmtuar.
Vizion Plus has managed to secure a full suit that great writer Ismail Kadare has filed a day before the Court of Tirana, to the vices of the former dictator Hoxha, Hoxha Nexhmije. The claim that the judge has declined to review Bledar Abdullaui object is "regaining of a copyright on the work of art, original manuscript of the work", "Winter of the great solitude." The writer of securing the lawsuit asks the court ordering the seizure of inventory and the original manuscript of the work held illegally by Nexhmije Hoxha and his temporary leave, in storage at independent institutions by the court until final disposition of the case. In the lawsuit filed in the court explains that the writer is the author of the work, which was written in 1971 and was publish...