Ministria e Drejtësisë ka propozuar ndryshime edhe në ligjin për avokatinë, i cili është hartuar nën asistencën e misionit EURALUS. Ne një takim ku merrnin pjese edhe diplomate te huaj si dhe eksperte, ambasadori i BE-se ne Tirane, Ettore Sequi theksoi se drafti është pjese e reformës ne drejtësi, një nder kushtet kryesore për marrjen e statusit te vendit kandidat. "Sistemi i drejtësisë është shume i rëndësishëm për rrugën evropiane te vendit. Ka sfida qe duhet te përballohen nga aktoret e sistemit te drejtësisë. Dhoma e avokatisë, gjykatësit, prokuroret, duhet te sigurojnë garantimin e shtetit te se drejtës. Drejtësia duhet te jete kryefjala, jo problemi. Situata ekonomike e qytetareve nuk duhet te jete arsye për te mos vendosur drejtësi, ndërkohe qe legjislacioni nuk është i mjaftueshëm. Progresi ne BE lidhet me se shumti me shtetin e se drejtës. Dhe duhet konsensus dhe angazhim i sinqerte për reformën gjyqësore, pasi mund te arrihet një konsensus i gjere për ndryshimet ne sistemin e drejtësisë," u shpreh Sequi. Ndërsa Ministri i Drejtësise, Eduart Halimi tha se ndryshimet ligjore do te eliminojnë zvarritjen e gjyqeve kryesisht për shkak te avokateve. Dokumenti parashikon ashpërsimin e masave ndëshkuese ndaj avokateve te cilët kryejnë shkelje disiplinore, apo bëhen pengese për zhvillimin normal te gjyqeve.
Ministry of Justice has proposed changes to the law on the Bar, which was drafted with the assistance of EURALUS mission. In a meeting also attended by foreign diplomats and experts, EU Ambassador in Tirana, Ettore Sequi said that the draft is part of judicial reform, a major conditions for obtaining the status of candidate country. "The justice system is very important for the country's European path. There are challenges that must be borne by the actors of the justice system. Chamber of Lawyers, judges, prosecutors, should provide the guarantee of the rule of law. Justice should be the subject, not the problem. The economic situation of citizens should not be reason not to establish justice, and the legislation is not sufficient. Progress in the EU relates mostly to the rule of law. And have consensus and honest commitment to judicial reform, as could achieve a broad consensus for change in the judicial system, "said Sequi. The Minister of Justice, Edward Halimi said that the amendments will eliminate the delay of trials mainly due to lawyers. The document provides for stricter sanctions against lawyers who commit disciplinary violations, or become an obstacle to normal development of trials.