Debat ne Komisionin e Sigurisë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshire nga debate të forta mes anëtarëve socialiste dhe demokrate kur i ftuar për t'iu përgjigjur akuzave te socialisteve për përgjime politike dhe trafikun e armeve ishte ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Debati ka nisur për anën procedurale ne momentin kur mazhoranca ka mohuar te ketë marre vendim ne komision për ushtrimin e një kontrolli te mundshëm mbi Ministri. Kjo për anëtarët e majte është cilësuar një skandal, qëllimi i te cilit është fshehja e shitjes se armeve. Debati ka vijuar me tej kur ministri Imami ka kërkuar ta zhvilloje mbledhjen me dyer të mbyllura, për shkak te informacionit të klasifikuar që disponon kjo Ministri. Deputetet e opozitës i kane kujtuar kolegeve demokrate se kontrolli po behet për institucionin, i cili edhe pas ngjarjes se Gërdecit ku u vranë 26 persona nuk pati asnjë person përgjegjës për tragjedinë. Ne pjesën me dyer te hapura ministri Imami nuk ka folur duke ia lënë këtë pjese seancës me dyer te mbyllura. E pas publikimit te skandalit, vete socialistet kane marre masa, duke vendosur ne selinë roze një aparature antipërgjues. Ajo bllokon valët e celulareve te kujtdo personi që ndodhet ne godine ose pranë saj. Burime te sigurta kane konfirmuar për "Vizion Plus" ekzistencën e kësaj aparature, e cila është vendosur në katin e dyte te selisë së PS. Burimet bëjnë me dije se antipërgjuesi është praktikuar për herë të parë në mbledhjen e grupit parlamentar të martën, ndërsa shtuan se ajo do të përdoret për mbledhje të cilat konsiderohen si te rëndësishme për socialistet. Asnjë nga celularet e deputeteve ne fjale gjate mbledhjeve te grupit, apo te kryesisë nuk do te mund te përgjohet, nëse aparatura do te ndizet.

National Security Committee is included by strong debate between the Socialist and Democratic members when invited to answer charges of socialists for political eavesdropping and traffic of weapons was Defense Minister Arben Imami. The debate has begun on the procedural side at the moment when the majority has denied to have taken the decision to commission for the exercise of a possible raid on the Ministry. It is left to members of a scandal set, whose goal is concealing weapons sales. Following further debate, the ministry has asked the Imam to develop closed-door meeting, due to classified information available to the Ministry. Opposition MPs have reminded colleagues that the Democrats control becomes the institution, which even after the event that Gerdec that killed 26 people there was no person responsible for the tragedy. We open the door has not spoken Imami leaving this part of the closed-door session. The publication of the scandal, the Socialists themselves have taken action, by placing a device antipërgjues pink seat. It blocks the wireless airwaves to anyone person occupying the premises or nearby. Reliable sources have confirmed to the "Vision Plus" the existence of this device, which is located on the second floor of the headquarters of SP. Sources su...

Free Traffic Exchange