Verifikimi i pikturave te Xeges - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 6

Një jave pas zhdukjes misterioze te pikturave ne Galerinë e Arteve ne Korçe, policia dhe Prokuroria e qytetit nuk janë ende ne gjendje te sqarojnë vendndodhjen e tyre. Pas verifikimit te rreth 500 pikturave te gjetura ne shtëpinë e ish-përgjegjësit Te Galerisë Sotiraq Xega, grupi hetimor se bashku me dy ekspertet, Roland Karanxha dhe Vangjo Vasili, kane arritur ne konkluzionin se veprat janë punime te vete autorit dhe jo te vjedhura. Pas këtij konkluzioni, ish përgjegjësi Xega, ne një deklarate për mediat, ka zbuluar detaje te tjera lidhur me shfrytëzimin qe i behej Galerisë. Burime te rezervuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia e trafikimit te 61 veprave, mes te cilave 27 janë te piktorit Vangjush Mio. Hetimet janë shtrire edhe ne kontrollin e disa banesave te qytetarëve ne Korçe, qe dyshohet se kane dijeni për këtë ngjarje. Sipas te dhënave paraprake, ish-punonjës te Qendrës Kulturore kane hyre ne Galeri edhe ne kohen kur nuk ka qene përgjegjësi Sotiraq Xega. Te dyshuarit janë qe nga kreu i qendrës kulturore, ish përgjegjës galerisë, madje dhe shefi i financës se këtij institucioni.

A week after the mysterious disappearance of the paintings in the Gallery of Art in Korca, city police and prosecution are not yet able to explain their whereabouts. After verification of over 500 paintings found in the home of former manager Sotiraq Xega Gallery, group investigation, together with two experts, Roland Vangjo Karanxha and Basil, have reached the conclusion that actions are the author's own work and not stolen. After this conclusion, the former Xega responsibility, in a statement to the media, has revealed other details regarding the use that became the Gallery. Reserved Sources close to the investigative team suggest that trafficking does not exclude the possibility of the 61 works, among which 27 are paintings by Vangjush Mio. Investigations are also extended to the control of some citizens apartments in Korca, who allegedly knew about that event. According to preliminary data, a former employee of the Cultural Centre have entered in the Gallery at the time when it was Xega Sotiraq responsibility. The suspects are from the head of the Cultural Centre, formerly responsible for the gallery, and even finance chief of this institution.