Fullani: Ky është viti me i keq - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Shqipëria ndodhet në situatën më të vështirë ekonomike që prej vitit 2008, ku u shfaqën dhe efektet e para të krizës. I ndodhur në një konferencë ndërkombëtare në Vjenë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i ka quajtur 6 muajt e parë të këtij viti si periudhën më të keqe që ka përjetuar kohët e fundit ekonomia shqiptare. Fullani cilësoi si pjesën më problematike tërheqjen e bankave të nivelit të dytë nga financimi i borxhit të qeverisë, por nga ana tjetër ai tha se problem vijon të mbetet edhe dhënia e kredive për biznesin. Deri në fillim të këtij viti qeveria shqiptare nuk ka patur probleme për blerjen e borxhit në tregun e brendshëm, pasi klienti kryesor i saj kanë qënë bankat tregtare. Muajin e fundit, si pasojë e tërheqjes së një pjese të bankave nga tregu i bonove të thesarit, ministria e financave doli edhe në një fushatë publicitare ku i bënte thirrje individëve që të investonin me bono.

Albania is the most difficult economic situation since 2008, where he showed the effects of the crisis. Situated at an international conference in Vienna, Bank of Albania Governor Ardian Fullani called the first 6 months of this year as the worst that has recently experienced the Albanian economy. Fullani described as the most problematic part of the attraction of commercial banks from financing the government debt, but on the other hand he said that the problem continues to remain well for business lending. Until earlier this year the Albanian government has been buying debt problems in the domestic market, as its main clients have been banks. Last month, as a result of withdrawal of a portion of the banks by the Treasury bills market, the finance ministry also appeared in an advertising campaign which called on individuals to invest in bonds.