Zhgënjimi nga reforma zgjedhore duket se do te çoje ne ndarjen e se majtës ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kreu i PSD-se, Skënder Gjinushi, ne emisionin "Intervista" ne "Vizion Plus", ka lajmëruar se aleatet e PS po shohin mundësinë e krijimit te një poli te ri te se majtës. Gjinushi ka kritikuar PS për çështjen e sistemit zgjedhor, por edhe për strategjinë e saj ndaj aleateve, duke deklaruar se Milo, Ndoka, Petro Koci si dhe parti te tjera po negociojnë për te krijuar polin e ri. Gjinushi ka lëshuar kritika te forta ndaj reformës zgjedhore qe u mbyll një dite me pare, duke deklaruar se opozita dështoi. Gjinushi është shprehur edhe kundër heqjes se imunitetit, i cili, sipas tij, është e vetmja garanci për opozitën. Sipas Skënder Gjinushit, një prej gabimeve me te mëdha te PS ishte rrëzimi i kërkesës se partive te vogla për korrektimin e sistemit, gabim qe do te ketë pasoja ne betejën elektorale te vitit 2013.