Qendra Kulturore e Korçës ka përfunduar inventarin e punimeve, nga ku ka rezultuar se janë plot 61 vepra arti qe mungojnë ne galeri, 27 prej te cilave i përkasin piktorit te madh Vangjush Mio. Gjate një konference për shtyp, drejtori i qendrës, Vladimir Topi, tha se këto janë konkluzionet qe dolën ne përfundim te inventarit te nisur pak dite me pare. Ky inventar nisi pas largimit nga detyra te përgjegjësit te galerisë, Sotiraq Xega, i cili ka qene ne këtë detyre prej me shume se 10 vitesh. Një dite me pare, ai është shoqëruar ne policinë e Korçës pasi është personi i vetëm i dyshuar për ngjarjen dhe akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre. 61 punimet janë zhdukur ne mënyrë misterioze dhe askush nuk jep asnjë detaj lidhur me mungesën e tyre ne galeri. Nga ana tjetër, përfaqësues te Partisë Demokratike ne Këshillin Bashkiak kane akuzuar si përgjegjës për këtë histori kryebashkiakun e Korçës Niko Peleshi.
Cultural Center of Korca has completed an inventory of works, from which it resulted that are full of 61 works of art that are missing in the gallery, 27 of which belong to the great painter Vangjush Mio. During a press conference, center director, Vladimir Topi said that these are the conclusions that emerged at the end of inventory to start a few days ago. The inventory started after the removal of the gallery's manager, Sotiraq Xega, who has been at this task for more than 10 years. A day earlier, he was accompanied in Korca police because it is the only person suspected incident and charged with theft and abuse of power. 61 works in mysteriously disappeared and no one gives any details regarding their absence in the gallery. On the other hand, representatives of the Democratic Party have accused the council responsible for this story Peleshi Niko mayor of Korca.