Zhduken pikturat ne Korçe - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Skandal ne galerinë arteve ne Korçe. 30 vepra te piktorit te famshëm shqiptare Vangjush Mio janë zhdukur ne mënyrë misterioze. Bashke me to janë edhe 30 piktura te tjera te cilat kane pasur te njëjtin fat dhe qe askush nuk jep një shpjegim. Bashkia e qytetit ka nisur një grup pune te auditit te Brendshëm ndërsa policia ka nisur hetimet. Lajmi u mësua teksa qendra kulturore nisi inventarin e fondit te galerisë, pasi është larguar përgjegjësi qe merrej me kujdesin e pikturave. Ne një interviste për "Vizion Plus", drejtori Vladimir Topi thotë se ka patur inventar çdo vit për fondin e galerisë por nuk jep një shpjegim për zhdukjen e punimeve. Qe nga viti 2002 e deri para pak muajsh, përgjegjës i pikturave ne Galerinë e Arteve qe kane piktori Sotiraq Xega. Ai mohon qe gjate punës se tij te jene vjedhur apo zhdukur punime. Megjithatë, ai nuk ka pranuar te jete pjese e auditit qe po i behet Galerisë se Arteve, ndërsa mohon deklaratën e drejtorit te Galerisë, qe çdo vit është bere inventar i fondit te pikturave. Ndërsa përgjegjësi i ri ne detyre thotë se është ne pritje te inventarit për te marre ne dorëzim fondin e galerisë. Ne këtë galeri janë punimet e piktoreve me te njohur korçare, qe nga Mio, Tushi, Madhi e te tjerë qe datojnë qe nga viti 1900 e ne vazhdim. Ne galeri janë afro 700 punime. Ndërsa kostoja e një pikture te Vangjush Mios varion nga 10 mije deri ne 30 mije dollarë.

Scandal in the art gallery in Korce. 30 works by famous Albanian painter Vangjush Mio disappeared in mysterious ways. Along with them are also 30 other paintings that had the same fate and that gives no explanation. City Hall has launched a working group of internal audit and police have launched investigations. The news was tapped as the cultural center of the fund launched inventory of the gallery, after leaving the responsibility to deal with the care of paintings. In an interview for "Vision Plus", says director Vladimir Topi has been each year to fund inventory of the gallery but does not provide an explanation for the disappearance of work. From 2002 until a few months, in charge of paintings Art Gallery artist who Sotiraq Xega. He denies that during his work to be stolen or missing works. However, he refused to be part of the audit that was done the Art Gallery, while denying the statement of the director of the Gallery, which is made ??annually to fund inventory of paintings. While new responsibilities in this position means that the inventory is waiting to take over the fund in the gallery. In this gallery are the works of famous painters with Korca, from Mio, Tushi, Madhi and others dating from 1900 onwards. We are nearly 700 works gallery. While the cost of a painting of Mio Vangjush ranges from 10 thousand to 30 thousand dollars.

Free Traffic Exchange