Jahjaga: Gati te takoj Nikoliç - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-22 0

Një ditë pas takimit në Dubrovnik të Kroacisë të kryeministrit kosovar Hashim Thaçi me ish-presidentin serb Boris Tadiç, që në një farë mënyre theu akujt mes dy vendeve, kryetarja e shtetit të Kosovës Atifete Jahjaga bën një tjetër hap. Në një intervistë gazetën serbe "Dnevnik", Jahjaga shprehet e gatshme për bisedime me homologun serb Tomislav Nikoliç. "Ne si liderë legjitim të shteteve tona, duke shprehur vullnetin e qytetarëve tanë, mund të bisedojmë. Nëpërmjet këtyre bisedimeve të gjenden zgjidhje të forta dhe të qëndrueshme , të cilat paraqesin paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë." Presidentja e Kosovës ka shtuar se vendi i saj dëshiron që liderët e rinj serbë të pranojnë realitetin dhe të njohin sa më parë pavarësinë e Kosovës, dhe si dy shtete fqinje të ndërtojnë marrëdhënie diplomatike dhe të bashkëpunojnë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Jahjaga ka vlerësuar gjithashtu se marrëveshjet e arritura nga bisedimet Prishtinë- Beograd po zbatohen shumë ngadalë, pasi sipas saj, pala serbe nuk ka vullnetin që t'i zbatojë ato.