Ruçi: Negociatat me Nanon - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Për here te pare ne Emisionin "Debat" kreu i grupit parlamentar te PS Gramoz Ruçi ka zbardhur prapaskenat e negociatave mes lidershipit socialist dhe Fatos Nanos, kandidatit te vetëshpallur për President te Republikës. Numri 2 i Partisë Socialiste ka pranuar se kontaktet mes liderit te opozitës Edi Rama dhe Fatos Nanos kishin nisur rreth 6 muaj para se te fillonte gara presidenciale dhe te zhvillohej takimi ne selinë roze. Ruçi ka sqaruar se kandidatura e Nanos për President u refuzua nga lideri i maxhorances Berisha edhe pse Nano i ka shërbyer 8 vjet Partisë Socialiste dhe 7 vjet Partisë Demokrate. Kreu i grupit parlamentar socialist ka deklaruar se gjate gjithë procesit PS-ja ka qene e hapur me Nanon duke i kujtuar atij te gjitha rastet kur i ka shërbyer Berishës. Duke iu referuar zhvillimeve aktuale Ruçi ka deklaruar se Rama është i hapur te takohet me kryeministrin për problematiken e Reformës Zgjedhore. Kur nga zgjedhjet parlamentare na ndan me pak se një vit numri 2 i socialisteve ka theksuar se PS-ja do te hyje ne zgjedhje dhe do ti fitoje ato pavarësisht kodit elektoral dhe KQZ-së.

For the first time in program "Debate" parliamentary group leader of the SP Gramoz Ruchi has shed behind the scenes of the negotiations between the Socialist leadership and Fatos Nano, the self-declared candidate for President of the Republic. Number 2 of the Socialist Party has agreed that contacts between the opposition leader Edi Rama and Fatos Nano was launched about 6 months before the presidential race began and held meeting at headquarters pink. Ruchi explained that Nano candidacy for president was rejected by the majority leader, although Berisha Nano has served 8 years 7 years the Socialist Party and Democratic Party. Socialist parliamentary group leader said that during the whole process SP has been open with Nano by reminding him of all cases served Berisha. Referring to current developments Ruchi said that Rama is open to meet with Prime Minister the issues of electoral reform. When parliamentary elections divides us less than a year the number 2 of the Socialists said that the SP will enter the elections and will win them irrespective of the electoral code and CEC.

Free Traffic Exchange