Në takimin konsultativ mes qeverise shqiptare dhe Komisionit Evropian, ambasadori Ettore Sequi dha një drite jeshile për Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Diplomati i BE nënvizoi se mundësia për përgjigje pozitive ekziston, por shtoi se ka mbetur pak kohe për përmbushjen e 12 prioriteteve. "Një rekomandim pozitiv për statusin e kandidatit është akoma i mundshëm. Koha është e shkurtër dhe vullneti i forte politik nga të gjitha palët është esencial që Shqipëria të ecë përpara drejt Bashkimit Evropian. Ju mund ta kryeni ketë, ne do të vazhdojmë t'ju mbështesim, por vendimet merren vetëm nga ju," u shpreh Sequi. Ambasadori theksoi gjithashtu rëndësinë e përfundimit te reformës zgjedhore, ndërkohë qe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzoi opozitën për bllokimin e saj. Madje sipas zonjës Bregu, PS po mban peng edhe kufizimin e imunitetit. Ajo që nuk komentuan palët ne këtë tryeze ishte draft dokumenti që pritet të votohet në 12 korrik ne Bruksel nga komiteti i stabilizim-asociimit Shqipëri BE. Deklarata me 8 pika shpreh qarte zhgënjimin e Brukselit për mungesën e zgjedhjes se një presidenti konsensual ashtu sikundër inkurajohet kreu i ri i shtetit, Bujar Nishani të behet garant i pavarësisë se institucioneve
In a consultative meeting between the Government and the European Commission, Ambassador Ettore Sequi gave a green light for Albania to obtain candidate status. EU diplomat underlined that the possibility exists for a positive response, but added that little time remained to meet the 12 priorities. "A positive recommendation for candidate status is still possible. Time is short and strong political will from all parties is essential for Albania to move forward towards European Union. You can do this, we will continue to support, but the decisions taken by you, "said Sequi. The ambassador also stressed the importance of completing the electoral reform, while that Minister of Integration, Bregu accused the opposition of blocking it. Even according to Mrs Coast, SP is holding hostage the scope of the immunity. What the parties did not comment on this draft document table was expected to vote on July 12 in Brussels by a committee of EU stabilization and association Albania. 8 point statement clearly expresses the frustration of Brussels for the lack of choice that a consensual president also encouraged as the new head of state, Bujar Nishani to become a guarantor of the independence of institutions