Punonjësit proteste për pagat - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Kriza e financave publike ka prekur edhe fondin e pagave për punonjësit e administratës ne komune Frakull, Qarku Fier. Kjo komune, por edhe disa njësi te tjera vendore, se bashku me Bashkinë Fier, i detyrohen kompanisë se energjisë "CEZ" një shume prej 1 milion e 600 mije lekesh te reja, si pasoje e mospagesave te faturave për Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve. Për rrjedhoje, Ministria e Financave nëpërmjet një shkrese zyrtare, ka bllokuar fondin për këtë administrate. Punonjësit kane protestuar, duke bllokuara shërbimet ndaj komunitetit. Kryetari i Komunës i ka kërkuar Ministrisë se Financave rishikimin e këtij vendimi penalizues për punonjësit. Janë rreth 13 mije qytetare qe mbeten pa shërbime, si pasoje e bllokimit te punës nga ana e komunave ne qarkun Fier, qe preken nga ky vendim i Ministrisë se Financave.
Public finance crisis has also affected the wages fund for civil servants in the municipality Frakull, Fier County. This municipality, but also some other local unit, together with the Municipality of Fier, owe the power company "CEZ" an amount of 1 million 600 thousand new lek, as a result of defaults of bills for the Department of Water Supply and Sewerage. As a result, the Ministry of Finance through an official letter, has blocked funding for this administration. Workers protested, blocking services to the community. The Mayor has asked the Ministry of Finance review of this decision penalizing the employees. There are about 13 thousand citizens who remain without service, jams due to work by the municipalities in the district of Fier, affected by the decision of the Ministry of Finance.