Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2012, në të cilin thuhet se Shqipëria është kryesisht një vend burimi i trafikut, ku burrat, gratë dhe fëmijët janë subjekt i trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur. Raporti nënvizon se viktimat shqiptare janë objekt i kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për seks në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore. DASH vë në dukje se vajzat i janë nënshtruar prostitucionit, ose punës së detyruar, pas martesave me detyrim. Ndërsa burrat shqiptarë i nënshtrohen punës së detyruar në bujqësi në Greqi dhe në vende të tjera fqinje. Sipas këtij raporti, vendi ynë klasifikohet në shkallën e dytë sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore, nga katër shkallë që ka gjithsej, ku e para përfshin vendet që plotësojnë vetëm standardet minimale për eliminimin e trafikut. Për këtë klasifikim, Departamenti Amerikan i Shtetit fajëson qeverinë shqiptare që pavarësisht disa përpjekjeve, nuk plotëson standardet minimale për zhdukjen e këtij fenomeni. "Qeveria shqiptare nuk plotëson standardet minimale për eliminimin e trafikimit. Megjithatë, po bën përpjekje sinjifikative për këtë. Gjatë këtij viti, qeveria ka rritur kapacitetet për identifikimin e viktimave të trafikut, zbatimin e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe sigurimin e fondeve për OJQ-të që ndihmojnë rehabilitimin e viktimave të trafikimit," thuhet ne raport. Megjithatë, sipas DASH, vendit tonë i duhet shumë punë për të bërë në mënyrë që të arrijë standardet e kërkuara në këtë drejtim. Në raport sugjerohet që të merren masa për vazhdimin e programit për mbrojtjen e dëshmitarëve, si dhe të hetohet në mënyrë aktive rreth zyrtarëve që mund të kenë gisht në trafikimin e qenieve njerëzore. Edhe për Kosovën, Departamenti i Shtetit thekson se mbetet një vend burimi dhe destinacioni për trafikimin e njerëzve. Raporti u paraqit nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Ky raport bën vlerësimin e përpjekjeve të qeverive kudo në botë për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.
U.S. State Department published a report on human trafficking for 2012, which states that Albania is mainly a source of traffic, where men, women and children are subjected to sex trafficking and forced labor, including the obligation of children for begging. The report notes that the Albanian victims are subjected to conditions of forced labor and sex trafficking in Greece, Italy, Macedonia, Kosovo, Serbia and elsewhere in Western Europe. DES notes that girls are subjected to prostitution or forced labor, forced marriages after. While Albanian men subject to forced labor in agriculture in Greece and other neighboring countries. According to the report, our country is classified in the second degree terms of trafficking in human beings by having total degree four, the first includes only countries that meet minimum standards for eliminating t...