Tarifat për çimenton - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Vendosja e tarifave doganore në kufirin e Kosovës për tregtinë e çimentos konsiderohet nga Dhoma e Tregtisë në Shqipëri si një masë penalizuese jo vetëm për vendin tonë por edhe për qytetarët atje. Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës, një masë e tillë do të rritë kostot për kompanitë shqiptare afërsisht me 6 milion euro në vit. Por sipas autoriteteve kosovare kjo nisëm është marrë për të stimuluar prodhimin vendas. Përfaqësuesi i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë shpjegon se ky vendim në fakt nuk stimulon prodhimin vendas pasi tregu i Kosovës shet të njëjtin kapacitet që prodhon. Sipas Dhomës së Tregtisë asnjë biznes në Kosovë nuk ka bërë kërkesë për lehtësim të kushteve në tregun e çimentos, ndërkohë që vendimi i ministrisë së Tregtisë në Kosovë ka ardhur krejt papritur. Nga ana tjetër autoritetet shqiptare deri tani nuk kanë ndërmarrë asnjë nisëm për ta diskutuar këtë vendim. Aktualisht në tregu i çimentos në Kosovë mbulohet 40% nga Shqipëria, 19% nga Maqedonia dhe 1% nga Serbia.

Establishment of customs duties at the Kosovo border to trade in cement is considered by the Chamber of Commerce in Korea as a penalizing measure not only our country but also for the citizens there. According to the mayor of Tirana Chamber of Commerce, such a measure would increase costs for Albanian companies with approximately 6 million euros a year. But according to the Kosovo authorities this initiative has been taken to stimulate domestic production. Representative cement factory in Fushe Kruje explains that this decision does not actually stimulate domestic production after the Kosovo market sells the same capacity to produce. According to the Chamber of Commerce no business in Kosovo has not applied for relief of conditions in the cement market, while the decision of the Ministry of Commerce in Kosovo has come suddenly. On the other hand the Albanian authorities have not yet taken any initiative to discuss this decision. Present in the cement market in Kosovo is covered 40% of Albania, Macedonia and 19% by 1% from Serbia.