Kosova merr udhërrëfyesin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Kosova merr nga Brukseli udhërrëfyesin për liberalizmin e vizave. Dokumenti u është dorëzuar autoriteteve kosovare nga komisionerja për drejtësi dhe çështje te brendshme, Cecilia Malmström. Ky dokument paraqet një liste gjithëpërfshirëse reformash qe duhen plotësuar nga Kosova. Ato kane te bëjnë me lirinë e lëvizjes, riintegrimin dhe ripranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, dhe te drejtat themelore. Përfundimet e dialogut për viza do te varen nga progresi i qeverise se Kosovës ne plotësimin e këtyre kërkesave. "Ka ende shume pune për t'u bere. Shpejtësia e këtij procesi do te varet nga autoritetet kosovare dhe puna e tyre. Udhërrëfyesi parashikon një liste gjithëpërfshirëse reformash qe duhen ndërmarrë," është shprehur Malmström. "Te gjitha institucionet qeveritare janë te angazhuara për te bere te mundur lëvizjen e lire te qytetareve ne zonën "shengen" sa me shpejt qe te jete e mundur. Ne nuk kemi një date te sakte për këtë, por qeveria do te punoje fort për te siguruar argumentet dhe për te bindur Bashkimin Evropian për heqjen e vizave," ka deklaruar ministrja për integrimin evropian ne Kosovë, Vlora Çitaku. Marrja e udhërrëfyesit për vizat është përshëndetur nga autoritetet kosovare. Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar këtë si hap te rëndësishëm nga ana e Komisionit Evropian dhe te vendeve anëtare qe e kane mbështetur këtë proces.

Kosovo receives from Brussels for visa liberalization roadmap. Document submitted by the Kosovo authorities commissioner for justice and internal affairs, Cecilia Malmström. This paper presents a comprehensive list of reforms that must be met by Kosovo. They have to do with freedom of movement, reintegration and readmission, document security, border management and migration, fight against organized crime and corruption and fundamental rights. Results of the visa dialogue will depend on the progress of the Kosovo government in meeting these requirements. "There is still much work to be done. The speed of this process will depend on the Kosovo authorities and their work. The Guide provides a comprehensive list of reforms to be undertaken, "said Malmström. "All government institutions are committed to making possible the free movement of citizens in the area" Schengen "as soon as possible. We do not have an exact date for this, but the government will work hard to provide arguments and convince the EU to lift the visa, "said Minister for European Integration in Kosovo, Citaku. Making the visa roadmap has been hailed by Kosovo authorities. Jahjaga President has praised this as an important step by the European Commission and member states that have supported this process.