Brukseli pesimist për statusin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Një ditë pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës vetëm me votat e mazhorancës, Bashkimi Evropian shuan shpresat për marrjen e statusit të kandidatit. Peter Stano, zëdhënësi i komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fyle, tha nga Brukseli, se duke parë situatën politike aktuale, është e vështirë që vendi të kaloje një tjetër faze, duke iu afruar unionit. "Ne kemi mbajtur shënime dhe e kemi ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së Presidentit, si dhe po ndjekim nga afër situatën politike në Shqipëri. Vlerësimi i BE-së për përmbushjen e kritereve për marrjen e statusit do të bëhet më vonë, në vjeshtë. Në këtë pikë ku jemi sot, është tepër e vështirë që të shohim shenja pozitive që mund ta çojnë vendin, liderët politikë dhe popullin më afër një tjetër faze për hyrjen në BE," u shpreh ai. Bujar Nishani u zgjodh dje President i Republikës, me 73 vota të mazhorancës qeverisëse, në raundin e katërt të votimit. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, në fillim të majit, eurokomisioneri Fyle, por edhe zyrtarë të tjerë të BE-së, janë shprehur që kreu i ri i shtetit të zgjidhej me konsensus nga te gjitha palët, duke respektuar frymën e Kushtetutës.

One day after the election of new President of the Republic only with the votes of the majority, the European Union extinguishes hopes for getting candidate status. Peter Stano, spokesman of the Commissioner for Enlargement, Stefan Fule, said from Brussels, seeing the current political situation is difficult for the country to pass another stage, approaching union. "We have kept notes and have followed closely the process of choosing the President, and are following closely the political situation in Albania. Assessment of the EU to meet the criteria for obtaining the status will be made later in the fall. At this point we are today, it is very difficult to see positive signs that could lead the country, political leaders and people closer to another stage of EU accession, "he said. Bujar Nishani was elected yesterday President of the Republic, with 73 votes of the governing majority in the fourth round of voting. During his visit to Tirana in early May, eurokomisioneri Fule, but other officials of the EU, have said that the new head of state chosen by consensus by all parties, while respecting the spirit of the Constitution.