Atentati i radhës ndaj fabrikës se çimentos ne Fushe Kruje, është ende pa autor. Zyrtarisht nga Policia e Durrësit behet me dije se po hetohet ne dy pista, atë te konfliktit disavjeçar qe ka fabrika e çimentos me banore te fshatit Zalle, por nuk përjashtohet as pista e rivalitetit mes kompanive qe kryejnë te njëjtin aktivitet. Sa i përket 20 te shoqëruarve, mësohet se nuk ka prova te mjaftueshme për te faktuar autorësinë e ndonjërit prej tyre. Shpërthimet e herëpashershme ne këtë zone e kane bere jetën te pasigurte për banoret. Drejtues te Bashkisë se Fushe Krujës, nen juridiksionin e se cilës ndodhet edhe fshati Zalle i bëjnë thirrje policisë te jete me e pranishme dhe te zbuloje përgjegjësit e këtyre krimeve. Shpërthimi i fundit, me 200 grame tritol i vendosur ne hyrje te fabrikës, shkaktoi dëme te portës se jashtme, por fatmirësisht pa lënduar njerëz. Ne dy vitet e fundit janë shënuar mbi 12 raste shpërthimesh me tritol, si ne fabrike, ashtu edhe linjat elektrike dhe urat përgjatë rrugës qe te çon ne këtë kompani. Ngjarjet kriminale kulmuan me vrasjen e një prej drejtuesve te fabrikës, palestinezin Anuar Rezik. Megjithatë, ende nuk provohet nëse ekzekutimi i tij ka lidhje ose jo me detyrën.
The next attack on the cement factory in Fushe Kruje, is still without an author. Durres Police officially done with the knowledge that is being investigated in two tracks, that the multi-year conflict that has cement factory Zall village residents, but can not be excluded track rivalry between the companies that perform the same activity. With regard to escorted 20, learned that there is sufficient evidence for the actual authorship of any of them. Frequent outbreaks in this area have made life uncertain for the residents. City leaders to Fushe Kruje, under whose jurisdiction the village is also Zall call the police to be present and to discover those responsible for these crimes. The latest outbreak, with 200 grams tritol stationed at the entrance of the factory, causing damage to the outer gate, but fortunately without hurting people. In the past two years have been recorded on 12 occasions with tritol explosions, as in the factory, as well as power lines and bridges along the road that leads to this company. Criminal events culminating in the murder of one of the leaders of the factory, Palestinian Anwar risk. However, still not proved whether its execution is related or not with the task.