Presidenti, Sannino ne Tirane - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Kur nga raundi i trete i votimit për presidentin na ndajnë vetëm pak ore presioni i ndërkombëtareve është shtuar mbi politikanet shqiptare për një zgjidhje konsensuale. Drejtori për zgjerimin ne komisionin evropian Stefano Sanino gjate vizitës ne Tirane ka takuar jo vetëm kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Rama; por për here te pare edhe Ilir Meten, si kryetarin e LSI. Pavarësisht apeleve te Brukselit për konsensus Berisha e Meta duket se ne këto takime kane mbrojtur kandidatin Xhezair Zaganjori pa marre parasysh refuzimin e opozitës.
Ne njoftimin për shtyp te kryeministrisë, por edhe ne deklaratën publike te Ilir Metes pas takimit me Saninon duket, se Zaganjori, do te jete kandidatura përfundimtare e maxhorances për postin e kreut te shtetit. Ilir Meta ka përsëritur se do ti qëndroje marrëveshjes se 2009-ës me PD duke theksuar se ne asnjë rast nuk do te mbështesë Fatos Nanon ne garën për President. Deklaratat e Metës pasuan daljen nga takimi me zyrtarin e larte europian Stefano Sanino. Përfaqësuesi i Brukselit për here te fundit ka vizituar Shqipërinë ne nëntorin e vitit te kaluar dhe atëherë vizita e tij rezultoi e suksesshme pasi pak dite pas kësaj vizite palët arritën marrëveshjen e 14 nëntorit. Por sot konsensusi për presidentin duket shume me i vështire pavarësisht presionit te BE-se. Apel për konsensus ka bere edhe ambasadorja gjermane e cila nga Durrësi, ka kërkuar qe klasa politike te përfitoje nga mundësia e raundit te trete.

When the third round of voting for president just a few hours separate us international pressure increased on Albanian politicians for a consensual solution. Director to expand the European Commission Stefano Sannino during his visit to Tirana has not only met Prime Minister Sali Berisha and opposition leader Rama, but also for the first time Ilir Meta, as chairman of SMI. Despite appeals for consensus Brussels Meta Berisha at these meetings appear to have protected Xhezair Zaganjori candidate regardless of refusal of the opposition.
In the prime minister's press release, but also in the public statement after meeting with Ilir Meta Sannino seems that Zaganjori shall be final candidates for the post of majority leader of the state. Ilir Meta reiterated that the agreement will stay 2009-es with PD stressing that in no case will support Fatos Nano in the race for President. Meta's statements followed the release by meeting with senior European official Stefano Sannino. Brussels Representative for the last time visited Albania in November last year and then his visit was successful, after a few days after this visit, the parties reached agreement on November 14. But today the consensus for the president seems more difficult despite EU pressure. Appeals for consensus has made the German ambassador that from Durres, has requested that the political class to take third-round possibility.