20-vjetori i Gjykatës Kushtetuese - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

20-vjetori i krijimit të Gjykatës Kushtetuese ka shërbyer për te bere bashkë jo vetëm krerët e shtetit, por dhe presidentin dhe te përfolurit si pasardhës te tij ne tryezat e negociatave të garës presidenciale. Zoti Topi ka ardhur ne event pas zonjës Topalli e zotit Berisha dhe ka shtrënguar duart me ta, edhe pse se fundmi marrëdhëniet e tyre kane qene here te ftohta e here mbushur me akuza reciproke. Për shkak të protokollit te aktivitetit, Presidenti Topi, kryetarja e Kuvendit, Topalli dhe kryeministri Berisha janë detyruar thjesht te ulen ne te njëjtën tavoline, por pa komunikuar ne forma te tjera. Por presidenti Topi, ne fund te mandatit dhe kryeministri Berisha kanë pasur përballë gjate gjithë qëndrimit te tyre kandidatin ende jo zyrtar ne gare për kreun e shtetit, Xhezair Zaganjori. Ne krah te anëtarit te Gjykatës Kushtetuese, Thimio Kondi, Zaganjori nuk ka shkëmbyer për asnjë moment gjeste apo fjale as me Berishën dhe as me Topin, te survejuar nga kamerat dhe gazetaret ne çdo moment. Në sallën e mbushur plot ka qene edhe anëtarja tjetër e Kushtetueses, Vitore Tusha, një emër gjithashtu i lakuar ne negociatat presidenciale apo edhe Ledi Bianku dhe Sokol Sadushi, ky i fundit një propozim i shoqërisë civile. Ne fjalën e tij, presidenti Topi u përqendrua tek ndarja dhe balancimi i pushteteve, që sipas tij, mund të vije duke respektuar kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese. Ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar qe vendimet e gjykatës te mos politizohen, duke marre shembull rrëzimin e marrëveshjes se ujërave, apo ligjin për lustracionin. Shqetësim sipas tij është mbajtja peng e vendeve vakant dhe Kuvendi duhet ta zgjidhe këtë ngërç qe mund te thellohet nëse Zaganjori ulet ne kolltukun presidencial.

20-anniversary of the Constitutional Court has served for not only bringing together heads of state, but the controversial president and his successor as the tables of negotiation of the presidential race. Mr. Ball has come to the event after Ms Topalli Mr. Berisha and shake hands with them, though recently their relations have been cold here the time filled with mutual accusations. Because of protocol activity, President Topi, President of the Assembly, Topalli and Prime Minister Berisha are just forced to sit in the same table, but not communicated in other forms. But President Topi at the end of term and Prime Minister Berisha had to face during their entire stay still no official candidate in the race for head of state, Xhezair Zaganjori. Next to the member of the Constitutional Court, Thimio Condie, Zaganjori not exchanged for a moment or gesture or Berisha word nor with the ball, surveyed by cameras and reporters at any time. In the hall was filled to the next member of the Constitutional, hob Tusha, a name also is curved in the presidential negotiations or even Lady Sadushi Bianku and Sokol, the latter a civil society proposal. In his speech, President Topi focused on the separation and balance of powers, which he may ...

Free Traffic Exchange