Si t'i shpëtojmë bankat - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Komisioni Europian propozon një legjislacion të ri për shpëtimin e bankave, si dhe një rezolutë për të mbajtur kostot e falimentimit të tyre, larg taksapaguesve dhe investitorëve. Rregullat e reja janë përpjekja më e fundit për t'u siguruar që Europa ka mësuar nga pasojat e krizës financiare dhe që historia e rikapitalizimit të bankave nga qeveritë të mos përsëritet në të ardhmen. Me anë të këtij propozimi, KE shpreson që në afatin e gjatë të kohës të reduktohen në mënyrë sinjifikative krizat sistematike. Komisioneri Barnier shtoi se rezoluta për mbrojtjen e taksapaguesve do të hyjë në fuqi vetëm atëherë kur ndërhyrjet e tanishme parandaluese të dështojnë në përmirësimin e situatës. Një element kyç i rezolutës së propozuar është ideja e krijimit të një fondi garancie të bankave, që do të përdoret, nëse ato futen në krizë. Ndërkohë, Spanja ka mohuar zërat se vendi po kërkon një paketë shpëtimi për sektorin banker. Ministri spanjoll i financave Luis de Guidos tha se një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm në fund të muajit, kur të kenë mbaruar edhe auditimet e bankave.

European Commission proposes new legislation to save the banks, and a resolution to keep their costs of bankruptcy, from taxpayers and investors. The new rules are the latest effort to ensure that Europe has learned from the consequences of financial crisis and the history of the recapitalization of banks by governments is not repeated in the future. With this proposal, the EC hopes that in the long run time significantly reduced systemic crises. Commissioner Barnier added that the resolution to protect the taxpayers will enter into force only when current preventive interventions fail to improve the situation. A key element of the proposed resolution is the idea of creating a bank guarantee fund, to be used, if they fall into crisis. Meanwhile, Spain has denied allegations that the country is seeking a rescue package for the banking sector. Spanish Finance Minister Luis de Guidos said that such a request may be made only at the end of the month, when they have completed the audits of banks.