Pak ditë para mbajtjes së raundit të tretë të votimit për kreun e ri të shtetit, Këshilli i Evropës sugjeron qe palët të arrijnë të zgjedhin një president konsensual. KiE, në raportin e publikuar pas vizitës së misionit faktmbledhës të raportuesve të saj në fillim të prillit, thekson se forcat politike duhet të gjejnë një marrëveshje konsensuale për çështjen e kreut te shtetit, ose të paktën të dalin me një kandidat të pranueshëm nga të gjithë. "Zgjedhjet Presidenciale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në normalizimin e klimës politike në Shqipëri. Në këtë aspekt, është e rëndësishme që këto zgjedhje të mos kthehen në burim të ri tensioni dhe stanjacioni politik. Dy partitë kryesore, duhet të përpiqen të gjejnë një marrëveshje për një kandidat konsensual, ose të paktën të pranueshëm nga të gjithë." Raporti bën një skaner te situatës politike ne vendin tone,duke nënvizuar disa probleme te reformave te papërfunduara. "Pas zgjedhjeve lokale, PS dhe PD ranë dakord për nevojën, por jo domosdoshmërinë e kryerjes se reformave parlamentare dhe zgjedhore. U ngritën dy komisione parlamentare speciale nga Parlamenti ne lidhje me këtë çështje. Komisioni për reformën zgjedhore është angazhuar për zbatimin e rekomandimeve te raporteve te ODIHR pas zgjedhjeve te 2009 dhe 2011, duke marre parasysh edhe vërejtjet e Komisionit te Venecias për përmirësimin e ligjit zgjedhor. Ne përshëndesim atmosferën e përgjithshme te bashkëpunimit mes forcave politike ne komisionet Ad Hoc për Reformën Zgjedhore dhe Parlamentare. Korrektimi i sistemit proporcional rajonal, qe tashme mbështetet nga te gjitha partitë politike ne Shqipëri, mund te çoje ne rritjen e pluralizmit te vend dhe duhet te mbështetet nga parlamenti."
Few days before the third round of voting for the new head of state, Council of Europe suggests that the parties fail to elect a consensus president. CoE, in a report issued after the visit of a fact-finding mission to reporters at the beginning of April, states that political parties should find a consensus agreement on the issue of head of state, or at least come up with a candidate acceptable to all . "Presidential elections can play an important role in the normalization of the political climate in Albania. In this regard, it is important that these elections do not turn into a new source of tension and political stagnation. The two main parties, should try to find an agreement on a consensus candidate, or at least acceptable to all. "The report makes a scanner to the political situation in our country, noting some problems unfinished reforms. "After elections, the SP and DP agreed on the need, but not the necessity of performing parliamentary and electoral reform. They raised two special committees of Parliament in this regard. Electoral Reform Commission is committed to implementing the recommendations of ODIHR post-election reports in 2009 and 2011, taking into account the remarks of the Venice Commission to improve the electoral law. We welcome th...