Shkatërrohet varri monumental - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Një varr monumental i shekullit IV Para Krishtit ne Delvinë, i zbuluar pak dite me pare, është shkatërruar me ekskavator për ta grabitur. Objekti i periudhës antike i vendosur shumë pranë tumave të Bajkajt dhe vetëm disa kilometra larg rrënojave të Foinikes është gërmuar nga mjeti i rende për disa dite. Sipas specialisteve, personat qe kryenin punimet, ne vend qe te deklaronin zbulimin, e kane shkatërruar për te grabitur sendet antike. Arkeologët kanë mundur të gjejnë eshtrat e të paktën një personi dhe shumë pak objekte që u neglizhuan nga grabitësit, si copa enësh në qeramikë të së njëjtës periudhë dhe një peshore balte. Varri përfaqëson një prej gjetjeve më unike në Epirin e dikurshëm për nga struktura, ornamentet dhe arkitektura e brendshme. Policia e Delvinës, pas denoncimit te komunës si dhe drejtorisë së Monumenteve në Sarandë mësohet se ka ndaluar disa persona. Por sipas shefit të komisariatit, Altin Demiraj, ata po hetohen në gjendje të lirë për shkak se objekti nuk gjendej ne listën prej 119 monumentesh qe mbrohen nga shteti.

A monumental tomb of the fourth century BC in Delvin, discovered a few days ago, was destroyed by the excavator to be robbed. Object of period antiques located very close to Bajkajt tumuli and only a few kilometers away rubble excavated from the vehicle Foinike is severe for several days. According to experts, people who did the work, instead of declaring the discovery, have destroyed the stolen antiques. Archaeologists have been able to find the remains of at least one person and very few items that were neglected by the looters, as pieces of pottery vessels in the same period and a clay scales. Grave findings represent one of the most unique in the ancient Epirus to the structure, architecture and interior embellishments. Police Delvina, after denouncing the municipality and the Department of Monuments in Saranda learned that it has stopped some people. But according to the chief of the commissariat, Altin Demiraj, are being investigated in the wild because the facility was unavailable in the list of 119 monuments that are protected by the state.

Free Traffic Exchange