Procedurat për raundin e pare - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Te mërkurën ne orën 10.00 paradite do te zhvillohet raundi i pare i votimit për zgjedhjen e presidentit. Sipas nenit 87 te kushtetutës votimi quhet i kryer edhe kur nuk paraqitet asnjë kandidat. Kjo hapësire kushtetuese duket se do te shfrytëzohet nga partitë politike pasi deri me tani asnjë prej forcave parlamentare ne kampin e djathte apo ne atë opozitar nuk kane paraqitur asnjë kandidature.
Lideri i opozitës e ka bere te qarte se i rëndësishëm është procesi dhe jo emri; ndërkohë qe kryeministri Berisha edhe pse prej muajsh ka thënë se kandidati për president do te vije nga figurat kryesore te PD ende nuk ka artikuluar asnjë emër. Ndërkaq rregullorja e Kuvendit ne nenin 109 pika dy parashikon se kandidaturat për postin e presidentit qe kane marre 20 firmat e nevojshme te deputeteve duhet te kalojnë për shqyrtim edhe ne komisionin e ligjeve për te pare përputhjen me kriteret kushtetuese. Anëtaret e komisionit te ligjeve sqarojnë se nuk ka afat për shqyrtimin e kandidaturave pasi ato mund te kalojnë edhe pak para mbledhjes se seancës. Por pavarësisht parashikimeve te rregullores; qëndrimi i liderëve politike deri tani e ka beret e qarte se te mërkurën do te konsumohet një raund votimi pa kandidat dhe politika shqiptare me pas do te ketë vetëm 2 mundësi për një president konsensual para se te shkoje ne raundin e katërt, kur kreu i ri i shtetit mund te zgjidhet me 71 vota.