Shira te forte dhe te shpeshte do te na shoqërojnë ne te gjithë fundjavën. Reshjet ne forme rrebeshi kane nisur qe ne paraditen e te shtunës, për te vijuar edhe te dielën deri nga pasditja.
Një përmirësim te lehte te motit parashikojnë sinoptikanet për pjesën e dyte te ditës se diele. Megjithatë temperaturat do te bien me te paktën tre apo katër grade celsius. Java e fundit e majit do te ketë mot te paqëndrueshëm dhe rënie te vazhdueshme te temperaturave. Nga mesi i javës moti do te përmirësohet, por duke prishur serish planet e fundjavës, pasi te shtunën e ardhshme priten reshje te konsiderueshme shiu. Sipas sinoptikaneve muaji maj është karakterizuar nga një mot kryesisht i paqëndrueshëm ne dallim nga vitet e kaluara.