Vijojnë hetimet për aksidentin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Megjithëse policia ka përcaktuar shpejtësinë si shkakun e aksidentit te ndodhur mesditën e 21 Majit ne Himarë, Prokuroria është ende e rezervuar ne konkluzionet e saj. Kreu i Prokurorisë se Vlorës Erjon Çela, i cili po kryeson edhe grupin hetimor për ngjarjen e rende, deklaroi për "Vizion Plus" se ende vazhdojnë hetimet ne lidhje me shkaqet e vërteta te aksidentit. Sipas Çelës, Prokurorisë nuk i kane mbërritur ende akt ekspertizat autoteknike te mjetit si dhe ekspertiza përfundimtare mjeko-ligjore e shoferit te autobusit. Kreu i Prokurorisë se Vlorës thotë se pas mbërritjes edhe te dy akteve te mësipërme atëherë, Prokuroria do te nxjerre konkluzionin e saj për shkakun e aksidentit, si dhe mënyrën se si do te procedohet për vazhdimin e hetimeve. Ndërkohë, me hetimet janë angazhuar katër prokurore te Vlorës, si dhe një numër i konsiderueshëm oficeresh te policisë gjyqësore, te cilët, krahas vendngjarjes, kane mbledhur edhe dëshmitë e mbijetuarave, si dhe Prokuroria e Elbasanit, e cila ka mbledhur te dhëna ne lidhje me shoqërinë qe ka vene ne dispozicion automjetin dhe dokumentet nga Universiteti i Elbasanit, te cilat me pas i janë vene ne dispozicion Prokurorisë se Vlorës.

Although police have determined the speed as the cause of the accident occurred at noon May 21 Himara, the prosecutor is still reserved in its conclusions. Head of Prosecution Vlora Erjon Cela, who is leading the investigation team for a serious event, said the "Vision Plus" continue investigations about the real causes of the accident. According to Key, the Prosecution has not yet arrived autoteknike expertise to act as the vehicle and the ultimate forensic expertise of the bus driver. Top of Vlora Prosecution says that after the arrival of the two acts above then, the prosecutor shall issue its conclusion on the cause of the accident, and how they will proceed to continue the investigation. Meanwhile, the investigation involved four prosecutors of Vlora, and a considerable number of judicial police officers, who, along with crime scene, have also collected evidence of survivors, and prosecution of Elbasan, which has collected data regarding society that has been available vehicle and documents from the University of Manchester, which were then made ??available Vlora Prosecutor's Office.