Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2011 nxjerr në pah tre problematika që kanë karakterizuar këtë periudhë. Zgjedhjet e kontestuara lokale të 8 maji, 21 janari dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë përmenden në këtë raport si problematikat më të mëdha të vendit.
Duke iu referuar edhe raportit të OSBE-së, DASH thekson se votimet për zgjedhjen e krerëve vendorë në Shqipëri u karakterizuan nga një polarizim i lartë, incidente, vjedhje dhe probleme në numërimin e votave. "Më 8 maj, vendi mbajti zgjedhjet lokale, të cilat edhe pse u cilësuan të konkurruese dhe transparente nga OSBE, u karakterizuan nga polarizimi i lartë, incidentet, vjedhjet dhe kundërshtitë në numërimin e votave, duke ndikuar në shtrëmbërimin e vullnetit të qytetarëve. Vendimi i KQZ-së për të kthyer mbrapsth rezlutatin e parë në garën për Bashkinë e Tiranës, u cilësua gjerësisht si i njëanshëm dhe minoi besimin në pavarësinë e tij." Në raport nxirren në pah edhe vonesat në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. "Më 21 janar forcat e Gardës së Republikës qëlluan mbi protestuesit gjatë një proteste të dhunshme para Kryeministrisë. Katër protestues mbetën të vrarë. Prokuroria e Përgjithshme hapi një hetim mbi këto vrasje, por ai eci me hapa të ngadaltë. Deri në fund të 2011-ës, asnjë anëtar i gardës apo zyrtar i qeverisë, nuk u akuzua për rolin në këto vrasje." Problem i madh, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, mbetet korrupsioni që ka mbërthyer deri nivelet më të larta të qeverisjes. DASH përmend problematikën që ka sistemi i drejtësisë, akuzat korruptive në qeverisje, korrupsionin në sistemin arsimor apo në atë shëndetësor. Sipas DASH, liria e medias mbetet një problem më vete, me qeverinë që kontrollon vijën editorial të radio televizionit publik dhe frikën e pronarëve të mediave private për presionin e pushtetit. Në raportin e DASH, përmendet edhe rasti i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajt Konomi dhe mos zbardhja e këtij krimi.
Report of U.S. State Department human rights in Albania during 2011 highlights three issues that have characterized this period. Contested local elections May 8, 21 January and corruption in the justice system mentioned in this report as the biggest problems of the country.
Referring to the OSCE report, DES states that voting for the election of local leaders in Albania was characterized by a high polarization, incidents, thefts and problems in the counting of votes. "On May 8, the country held local elections, which were labeled, although the competitive and transparent by the OSCE, were characterized by high polarization, accidents, theft and controversies in the count, affecting the distortion of the will. The CEC's decision to convert mbrapsth rezlutatin first in the race for the Municipality of Tirana, was widely named as biased and undermined confidence in its independence. "The report drawn out delays in investigating the events of 21 January. "On January 21 Republican Guard forces fired...