Rrezohet autobusi ne Himarë, shkaku shpejtesia - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-22 5

Një autobus me 39 studente, është rrëzuar rreth orës 16.18 minuta pranë qafës së Vishës në Himarë, duke shkaktuar një aksident tragjik, me 12 viktima të rregjistruara dhe 24 të plagosur. Një ndër te vdekurit, është shoferi i automjetit, 51 vjeçari Pellumb Celo. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik dhe pse pak ora pas saj, kane dale pistat e mundshme te ngritura . Njëra prej tyre sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj, nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë ataku kardiak nga ana e shoferit. Ndërsa ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka përjashtuar mundësinë e kushteve jo të mira të rrugës. Ajo që kanë shprehur të mbijetuarit, ka qenë dhe shpejtësia e madhe e automjetit. Por si nisi udhëtimi i kthyer në tragjedi për studentet e universitetit Aleksander Xhuvani te vitit te dyte te degës se letërsisë. Studentët ishin nisur nga Elbasani ne orën 7 te mëngjesit te se hënës për një ekspedite ne Apoloni te Fierit dhe Butrint te Sarandës. Ky ka qene dhe itenerarir qe kane ndjekur 70 studentet e Elbasanit te cilët shoqëroheshin vetëm nga një pedagog. Ai ishte Aleksadner Riska Dhe pse ne liste ishin parashikuar te udhëtonin 140 studente, vetëm 70 prej tyre kane marre pjese ne këtë udhëtim qe finalizimin e kishte ne Sarande. Autobusi me targa te Elbasanit 2274B ka rrëshqitur ne orën 16.18 minuta ne humnere nga një lartësi 80 m menjëherë pas mbarimit të ekspeditës se pare ne Apoloni. Autobusi tjetër ka shpëtuar nga tragjedia .Sipas listës rezulton qe 30 studentet janë te gjitha femra dhe vetëm shoferi mashkull. Opsioni i mundshme qe rezulton dhe një viktimë mashkull për veç shoferit, është qe njeri nga studentet e autobusit te dyte, te ketë kaluar tek i pari, kur mësohet se pedagogu i vetëm ka shprehur shqetësim për mungesën dhe te pedagogeve te tjerë. Aktualisht rezulton te vdekur 10 studentet femra dhe 2 meshkuj ndërsa shumica e të plagosurve janë drejtuar spitalit ushtarak ne kryeqytet

Free Traffic Exchange