Tregu, mes rrëmujës e ndotjes - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Në një nga zonat më të banuara të kryeqytetit, pikërisht mes bllokut të spitalit "Nënë Tereza" dhe stacionit të trenit gjallëron çdo ditë tregu i Tiranës, ose siç quhet ndryshe, ai i medresesë. Ky treg njihet nga të gjithë si vendi ku mund të blihen mallra nga të gjitha llojet me çmime të leverdishme.
Në brendësi të tij mund të gjesh shumë lirë rroba firmato të përdorura dhe deri te veshjet e reja që janë imitacione të firmave më në zë, të gjitha këto me shumë pak lek. Tregtarët marrin me qera tezgat, të cilat nuk plotësojnë kushtet higjienike. Atyre nuk i kushtohet ndonjë rëndësi e madhe, edhe pse taksat dhe qeraja paguhen rregullisht. Tregu i Medresesë me rrobat dhe aksesorët që mban kryqëzohet me tregun e uzinës Dinamo, ku tregtohen produktet ushqimore ne një ambient ku spikat papastërtia ne pjesën me te madhe te ditës. Njerëz të pasur dhe të varfër gjen përditë nëpër rrugicat e tyre për të bërë pazaret e shtëpisë. Nëpër rrugët e tiranes ndodhen mijëra tezga te cilat jo vetëm ngushtojnë hapësirën publike, por edhe shtojnë ndotjen. Fatkeqësisht, kjo është një pamje qe mbizotëron edhe ne tregjet e konsoliduar nga autoritet vendore.

In one of the most populated areas of the capital, exactly between the block of the hospital, "Mother Teresa" and the train station every day quickens the Tirana market, or as otherwise called, he Madrasah. This market is known by all as the place where one can buy goods from all kinds with favorable prices.
Inside it you can find very cheap clothes and firmato used to new clothes are imitation of the most prominent firms, all with very little money. Traders rent stalls, which do not meet hygienic conditions. They do not pay any great importance, although taxes and rent paid. Madrassa market with clothes and accessories bearing crosses with Dinamo plant market, where food products are marketed in an environment where impurity prevails in most of the day. Rich people and poor find their daily through the streets to make home shopping. Through the streets of Tirana are thousands Okoth which not only narrows the public space, but also increase pollution. Unfortunately, this is a prevailing view that the markets consolidate the local authority.

Free Traffic Exchange