http://www.vizionplus.tv
http://www.facebook.com/vizionplustvpage
Maxhoranca këmbëngul ne një reforme zgjedhore ne përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR si e vetmja mundësi për arritjen e konsensusit. Ne emisionin "Intervista" eksperti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se kompromisi për reformën zgjedhore mund te arrihet dhe brenda 24 orëve, por vetëm ne rast se 3 çështjet e mbetura pezull, KQZ , teknologjia ne zgjedhje dhe ankimimet zgjidhen ne përputhje me kërkesat e ODIHR. Ne lidhje me kompozimin e KQZ, eksperti demokrat ka pranuar se formula mund te ndryshoje por ka rrezuar propozimet qe PS ka bere deri tani. Ndërkaq, çështja e sistemit zgjedhor dhe kërkesa e 26 partive për ta korrektuar atë mbetet një çështje e mbyllur, pasi sipas Bylykbashit komisioni nuk ka patur mandat ta shqyrtoje atë.