KLSH, kontroll koncesioneve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Kontrolli i larte i shtetit ka dorëzuar ne prokurori 2 kallëzime penale për 5 drejtues te ministrisë se ekonomisë dhe energjetikes, dhe ka marre 23 masa administrative për një sere institucionesh varësie, pasi punonjësit kane abuzuar me detyrën ne dhënien me koncesion te pronës publike. Për rrjedhoje demi qe ata i kane shkaktuar buxhetit te shtetit arrin ne 1.8 miliard leke. KLSH ka audituar ne fillim te muajit maj 126 kontrata koncesionare ne fushën e bakrit, kromit dhe hidroenergjetikes, nga te cilat 84 prej tyre kane rezultuar me mangësi dokumentacioni. Ne një njoftim për shtyp te KLSH thuhet se audituesit e këtij institucioni kane konstatuar një sere mangësish procedurale, konkretisht anëtaret e komisionit te vlerësimit te ofertave nuk kane përcaktuara afate konkrete për koncesionaret ne paraqitjen e dokumentacioneve apo edhe ne përfundimin e investimit qe do te kryhet. Kjo ka bere qe kryesisht HEC-et me një kapacitet te vogël prodhimi te planifikohen për tu ndërtuar dhe për tu vene ne pune ne një hark kohore shume vjeçare. Gjithsej janë kontrolluar 86 HEC-e, dhe është evidentuar se lidhja e kontratës është bere me mungese te theksuar dokumentacioni çka e bene dhe me te vështire penalzimin e koncesionareve. Po kontrolli i KLSH vijon me tej kur është konstatuar se edhe ne ato rate kur investitorët kane nisur punën asnjë prej tyre nuk ka paraqitur informacion mbi realizmin e investimeve ne vlere, bazuar ne situatcione, fature tatimore apo doganore. Ndërkohë situata duket edhe me rende teksa për 30 HEC-e ministria e ekonomisë nuk disponon asnjë lloj dokumentacioni ekonomik, ndonëse disa prej tyre janë ne faze te ndryshme punimesh. Ky është kontrolli i pare i kësaj natyre ne fushën e koncesioneve energjetike. Lejet e shumta te dhëna ne këtë fushe janë përcaktuar nga eksperte por dhe nga opozita si një dështim i qeverise, pasi numri i koncesioneve qe janë vene ne pune është minimal gati i papërfillshëm.

High control over the state prosecutor for criminal charges 2 5 Leading the ministry of economy and energy, and has received 23 administrative measures for a number of subordinate institutions, since employees have abused his power in the concession of public property. As a result of damage they have caused the state budget amounts to 1.8 billion lek. SAI has audited in early May 126 concession contracts in the field of copper, chromium and hidroenergjetikes, of which 84 of them have resulted in deficiencies in the documentation. In a press release of the SSA states that the institution's auditors have found a number of procedural shortcomings, namely members of the Bid Evaluation Committee has not set specific deadlines for submission of documentation concessionaires on or in the completion of the investment to be made. That has mainly hydropower plants with a small production capacity to plan to build and to operate on a timescale of many years. The overall control of 86 hydropower, and pointed out that the conclusion of a contract is made wi...