Pas konkursit te dy muajve me pare kryeministri Sali Berisha është njohur serish me dy masterplanet finaliste për projektin e zgjatimit te bulevardit kryesor. Duke iu referuar Tiranes se viteve te fundit por dhe ndryshimeve te fundit ne sheshin "Skenderbej", kreu i qeverise akuzoi Edi Ramen për betonizimin e Tiranes dhe shpërfilljen e interesave te qytetareve. Ne ditën e dyte te konkursit ndërkombëtar, dy studiot finaliste kane dhënë sqarime rreth pyetjeve te ngritura nga grupi teknik. Studio turko-britanike 'Dar Grup' me projektin me te kushtueshëm ka deklaruar reduktimin e kostos me 56%. Tashme vlera e këtij projekti varion nga 18 ne 23 milion euro. Masterplani i "Dar Grup" pretendent për fitues parashikon ndërtimin e rreth 20 mije shtëpive dhe hapjen e 40 mije vendeve te punës. Lartësia e ndërtesave ne zonën veriore te tiranes nuk i kalon 10 katet. Ndërsa britaniket "Grimshaw" përgjatë Bulevardit kane planifikuar ndërtimin e 3 shesheve te mëdha, atë te pallatit te drejtësisë, sheshin e qendrave tregtare dhe sheshin e madh te kulturës alternuar me hapësira e parqe te gjelbër. "Grimshaw" ka llogaritur një mestare te vlerës se tokës me rreth 120 euro metrin katror por pa nxjerre një fature finale. Fituesi do te shpallet mesditën e 16 majit dhe ne rastin me te mire punimet parashikohet te nisin pas 6 muajsh.
After the announcement of two months ago, Prime Minister Sali Berisha has been recognized again with the two finalists for the project master of elongation of the main boulevard. Referring to Tirana in recent years but recent changes in Square "Scanderbeg", the leader Edi Rama accused the government of Tirana for the cemented and ignoring the interests of citizens. On the second day of international competition, finalists two studios have provided explanations about the questions raised by the technical group. Turkish-British studios 'Dar Group' with the costly project announced cost reduction by 56%. Present value of this project ranges from 18 to 23 million euros. Master of "Dar Group" contender for the winner foresees the construction of about 20 thousand houses and the opening of 40 thousand jobs. The height of buildings in the northern area of Tirana does not exceed 10 floors. While the British "Grimshaw" along the Boulevard have planned the construction of three large squares, the Palace of Justice, site of the mall and big square spaces culture alternated with green parks. "Grimshaw" has to calculate an average value of land with about 120 euros per square meter but not issued a final invoice. The winner will be announced May 16 noon and at best the work expected to begin after 6 months.