Palët politike në Shqipëri duhet të përmbyllin reformën zgjedhore dhe atë parlamentare para 24 majit, date kur nisin edhe procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri." Mesazhi ka ardhur nga komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian Stefan Fyle, në përfundim të takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Shqipëri-BE, në Bruksel. Sipas Fyles, Shqipëria nuk ka më kohë dhe duhet të punojë fort për plotësimin e 12 kritereve, në mënyrë që të marrë statusin e vendit kandidat. "Finalizimi i Reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare në kohë është shumë i rëndësishëm. Ne jemi të shqetësuar se këto reforma nuk janë përmbushur brenda afateve. Di që diskutimet vijojnë dhe se ka angazhim për finalizimin e tyre. Tashmë është në dorën e partive politike në Shqipëri që gjithçka të përmbyllet me sukses. Siç thashë edhe në Tiranë, gjatë vizitës sime në fillim të muajit maj, është shumë e rëndësishme që marrëveshja e nëntorit të finalizohet para se të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit, më 24 maj," u shpreh Fule. Sa i përket çështjes së Presidentit, ashtu siç deklaroi në Tiranë në fillim të muajit, Fyle përsëriti se kreu i ri i shtetit duhet zgjedhur në përputhje me frymën e Kushtetutës. Për përfaqësuesit shqiptarë në këtë takim të rëndësishëm, afati 10 ditor për mbylljen e këtyre reformave është më se i mjaftueshëm, nëse do të ketë vullnet politik. "Reformat janë në progres dhe kemi zhvillime pozitive që nga nëntori i kaluar. Afatet janë të rëndësishme dhe duhen respektuar. Ne jemi të angazhuar plotësisht për përmbushjen e kritereve," u shpreh ministri Haxhinasto. "10 ditë janë shumë dhe mund të ndodhin shumë gjëra nëse ka vullnet politik. Ne mund t'i përfundojmë gjërat e mbetura më shpejt se 10 ditë. Marrëveshja e nëntorit nuk ishte përmbushur plotësisht dhe prandaj e shtyme sërish afatin e reformave. Ne mbetemi të angazhuar për përmbylljen e reformave," ka deklaruar Ditmir Bushati. Fyle theksoi sërish se veç reformave zgjedhore dhe parlamentare, lufta ndaj korrupsionit dhe përmirësimi i sistemit të drejtësisë mbeten kritere të rëndësishme për marrjen e statusit.
Political parties in Albania to conclude the parliamentary and electoral reform before the 24 May launch date when the procedures for electing a new President. "The message has come from the Commissioner for Enlargement at the European Commission Stefan Fule, the end of the fourth meeting of the Council Stabilisation and Association process, Albania-EU summit in Brussels. According to Fyles, Albania has no more time and needs to work hard to meet the 12 criteria, in order to obtain candidate status. "The finalization of electoral and parliamentary reform in time is very important. We are concerned that these reforms are not completed within the deadlines. I know that discussions continue and that there is commitment to their finalization. Now it is up to political parties in Bangladesh successfully completed everything. As I said in Tirana, during my visit in early May, is v...