Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të hënën për zhvillimet më të fundit 3-mujore në Kosovë, bazuar në raportin e hartuar nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon. Në fillim të raportit të tij për periudhën 16 janar-15 prill të këtij viti, Ban Ki-Moon vlerëson se pas arritjes së suksesshme të arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, të dy vendet kanë avancuar me planet e tyre për anëtarësim në BE. "Me këtë rast, - thekson Ban Ki Moon, - edhe Serbia arriti të marrë statusin e kandidatit më 27 mars, ndërsa për Kosovën ka nisur studimi i fizibilitetit për marrëveshjen e stabilizim-asociimit". Por pavarësisht këtyre konkluzioneve pozitive, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka nënvizuar se rritja e vazhdueshme e tensioneve në veri të Kosovës dhe tensioni i krijuar para zgjedhjeve serbe më 6 maj, e zbehin këtë panoramë. Sipas zyrtarit të lartë të OKB-së, edhe në mbledhjen e radhës në New York do të diskutohet situata në terren, për të cilën ende nuk është bërë asgjë. Së fundmi ai ka theksuar se hapësira për dialog në muajt e ardhshëm mund të ngushtohet në qoftë se nuk ruhet paqja dhe nëse përgjigjet e publikut për incidentet dhe provokimet janë të pamatura. "Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës dhe retorika luftëdashëse pashmangshmërisht çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë," tha Sekretari i Përgjithshëm, i cili ka ftuar liderët e të dy palëve që me fjalë dhe vepra të dëshmojnë lidershipin në mënyrën që redukton tensionet dhe promovon atmosferën e favorshme për dialog.
Security Council of the United Nations on Monday to discuss the latest developments in Kosovo 3-month, based on a report compiled by the Secretary-General Ban Ki Moon. At the beginning of his report for the period 16 January-15 April this year, Ban Ki-Moon estimates that after achieving success achieved in Brussels between Belgrade and Pristina, the two countries have moved forward with their plans for EU membership. "On this occasion, - Ban Ki Moon states - including Serbia managed to get candidate status on 27 March, while Kosovo has started the feasibility study for the stabilization and association agreement." But despite these positive findings, the Secretary General of the UN has highlighted the continuing growth of tensions in northern Kosovo and tension created before the Serbian elections on May 6, the fade this picture. According to senior official of the UN, even at its next meeting in New York will discuss the situation on the ground, which still is not done nothing. He recently stated that space for dialogue in the coming months could be narrowed if not preserved peace and if the public responds to incidents and provocations are immature. "Unjustified arrests, passivity toward intolerance and bellicose rhetoric inevitably lead to further tension and violence," said Secretary General, who has invited leaders of both parties that the words and deeds show leadership in a manner that reduces tensions and promotes a...