Pas situatës së tensionuar në Luginën e Preshevës, ku pak ditë më parë autoritetet serbe arrestuan tetë shqiptarë me akuzën për krime lufte, aktivistë të Aleancës Kuqezi bashkë me studentë të ardhur nga Kosova kanë protestuar përpara ambasadës serbe në Tiranë. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Kuqezi Myslym Pasha, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk duhet të ndihen të vetmuar, të izoluar dhe të nëpërkëmbur nga Serbia pasi me zemrat e tyre rrahin miliona zemra të tjera shqiptarësh. Kësaj proteste i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili mbështeti nismën e Aleancës Kuqezi. Në një aksion policor, të ndërmarrë më 4 maj në Bujanovc të Luginës së Preshevës, janë arrestuar tetë shqiptarë, të cilët, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë.
After the tense situation in the Presevo Valley, where a few days ago Serbian authorities arrested eight Albanians on charges of war crimes, Kuqezi Alliance activists come together with students from Kosovo have protested in front of the Serbian Embassy in Tirana. Under Secretary General of the Alliance Kuqezi Myslym Pasha, the Albanians of the Presevo Valley should not feel alone, isolated and mistreated by Serbia as their hearts beat with millions of other hearts Albanians. This protest was joined by Mayor of Presevo Ragmi Mustafa, who supported the initiative of the Alliance Kuqezi. In a police action, taken on May 4 Bujanovac in the Presevo Valley, were arrested eight Albanians, who are suspected of war crimes in Kosovo made??.